Luiz Gega nuk zhgënjen, ajo arrin të kualifikohet në finale

623
Sigal

Ditën e sotme në Doha të Katarit ka nisur Kampionati Botërorë i Atletikës, në të cilën merr pjesë dhe atletja jonë Luiza Gega.

30 vjeçarja garon në disiplinën 3000 metra me pengesa.

Atletja shqiptare zbriti sot në pistë, duke regjistruar kohën  9 minuta, 28 sekonda e 32 të qinda, që e kualifikon atë në finale.

Ajo u rendit e pesta në baterinë e dytë, me një kohë 10 sekonda më shumë nga fituesja e kësaj baterie, Beatrice Chepkoech (rekordmene e botës).

Në përfundim të 3 baterive, Luiza Gega dha kohën e 10 më të mirë, duke siguruar kështu edhe kualifikimin për në finale, ku shkuan 15 atlete. Finalja do të zhvillohet më 30 shtator. Kujtojmë që Luiza Gega është e vetmja atlete shqiptare që merr pjesë në këtë even