Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Doloreza Spiro

664
Sigal

Si të duash..!

Si të duash si mos të duash.
Unë mbeta faqeve lotpatharë
Mos më bëj që dhe ti të vuash.
Dhimbjen në dysh për ta ndarë.

Ndaj hiqmi sytë e mos më shiko.
Më mirë njeri le të vuaj.
Ti e di që unë vdes për to.
Po në irisin e tyre rri një i huaj.

 

Ti e di që për syt e tu vdes.
Lumturinë aty, dua të hedh valle.
Ylberin dua ta puth çdo mëngjes.
Në irisin e bukur, dua gaz e jo halle.

Lulet t’i bëra buqetë, u vura kordhele.
Që të mos vyshken, po i vadis me lot.
Ka mimoza, manushaqe e luledele.
Eja melisa ime në livadhë e kullotë..!

 

 

Për fjalët që nuk shkruajta

 

U ula buzë detit në një gurë.
Nisa të shkruaj në bllok dy fjalë.
Po fjalët m’u ngatërruan në strukturë.
Trupin ma përshkruan mornica e valë.

Vajzat luanin në plazhin e braktisur.
Mua më iku filli e muza.
Mbajta peng një mendim të krisur.
Nga shija e hidhur m’u njom buza.

U ngrita e në rërën e lagur shkrova.
Pastaj fjalët i futa në zemër.
Bllokun e futa në çantë, falje i kërkova.
Për fjalët që nuk shkrova se jam femër..!

 

I ngrënë, pa ngrënë, do paqe e liri..!

Në stanjacionin tonë të largët.
Ku parajsa është binjake me ferrin.
I lodhur është dielli, që ndrin vakët
Kot i zemërohet hënës, që plas sherrin

Kështu është ndërtuar kjo botë, qysh herët.
Kush dashuron i ngre diga njerëzimit
Jeton për vete dhe për të tjerët.
Shkon n’burgun e jetës, për faj të trishtimit.

Kush di e dashuron fal e se njeh inatin.
I ngrënë, pa ngrënë, do paqe e lirinë
Në fushbetejën e urrejtjes ngre habitatin.
Mbron brinjën e dhuruar e se njeh zilinë.

Sa më ka marr malli moj capkëne!

 

Sa më ka marr malli moj capkëne!
Bukuri e vendit tim, që ndrin asaj ane.
As zërin e ëmbël s’po ta dëgjoj.
Unë nga ty Abc e dashurisë po mësoj.

Sythat po lëvrijnë e po zgjohen
Dimri me dënglat e tij po largohen.
Ne jemi larg, na sheh veç dielli e hëna.
Mes veti na ngelen shumë të pathëna..!

Të puth e përqafoj me malle
Do të dua fort sa të jem gjallë
Gabimet e tua t’i lexoj në ballë.
Ndërsa për të mijat të them: “më fal!”.