Panik në avionin ‘Air Albania’, pasagjerët dëgjojnë një zhurmë të fortë gjatë uljes

613
Sigal

Pasagjerët që kanë udhëtuar ditën e sotme me linjën “Air Albania” kanë kaluar momente paniku gjatë uljes.

Denoncimi ka ardhur nga një nga pasagjerët që shkruan se kanë ndjerë një zhurmë të çuditshme në momentin e uljes.

Siç dëgjohet edhe nga video e publikuar, zhurma ka qenë shumë e fortë dhe gati duket sikur diçka nuk funksionon me motorrin e avionit.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha në profilin e tij në facebook

Pasagjerët e Air Rama i shqetëson një zhurmë e pazakontë në avion!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e pasagjerit dixhital! sb

Përshëndetje! Avioni i Air Albania kishte një zhurmë që nuk diheshe nga vinte që avionat e tjerë nuk e bëjnë dhe mbasi u ul njerzit duartrokitën nga gëzimi që arritën shnosh e mir’

https://www.facebook.com/watch/?v=2465688326991812