Suplementi Pena Shqiptare/ Vladimir Shyti: Hasan Bajo dhe “Lulet e pjeshkës”

983
Gjithё mjerimi dhe padrejtёsitё njerëzore, nuk kishin asgjë kundër Hasanit. Dhe fati, qё i fali Perëndia, ishte i mirëpritur me shpirtmadhësi nga gjenia nё zemrёn e tij harmonike. Por ishin ata, tё kuqtё, diktatura komuniste, qё e sulmoi me tёrё mjetet dhe idetё e tyre sunduese. Jo tё gjithё njerëzit i ke tё afёrm, nuk tё ushqen fati shёrbёtor. Zoti Bajo kaloi pa armё, duke mundur ankthin, qё ishte e pranishme nё jetёn e tij diktatoriale. Mirseardhur qoftё ajo, qё me ty do tё ndodhё. Nё librin e tij “Lulet e pjeshkës” botuar me shumё pёrsosmёri nga shtёpia botuese “Dituria”, ai tregon pёr veten dhe pasqyron me vёrtetёsi, me shumё vlera artistike jetёn e skёterrosur tё popullit shqiptar tё atyre viteve. Hasani nuk kёrkon heronj kur koha i dikton,por ai thekson; qё tё mos jesh antihero. Tek ai,edhe mё e shtrejta e gjёrave, nuk arrin tё ngjitet plotёsisht: ai ka njё forcё tё mjaftueshme pёr tё nxjerrё dobi nga pёrvoja jetёsore. Jo gjithmonё ёndёrrimtar si njё njeri qё ecёn mbi re, autori e sheh realitetin nё sy dhe pёrballet me tё. Përfitimi dhe humbja s’e cenojnë aspak jetën e tij shpirtërore; prej saj vjen dhe pacenushmёria e gjenisё, pavarësisht ndjeshmёrisё sё skajshme qё ka. Sa mё tё mёdha vuajtjet e njeriut, aq mё i fortё bёhet dhe, nё ato kohёra, kur i gjithё shpirti tij ishte i fyer, ai flak tej me krenari gjithё armёt e rezistencёs dhe shkon sypatrembur nё pragun e fatit. Hasan Bajo ka lindur nё vitin 1952, nё Shijak. Pas mbarimit tё gjimnazit vazhdoi Institutin Pedagogjik trevjeҁar tё Shkodrёs, nё degёn e matematikës dhe tё fizikёs. Nё vitin 1977 arrestohet dhe dёnohet me dhjetё vite heqje lirie pёr agjitacion e propagandё. Dёnimin e vuajti nё burgun famёkeq tё Spaҁit dhe nё Qafё-Bari. Mori pjesё aktivisht nё proceset demokratike tё viteve ’90. Nё vitin 1992 pranoi detyrёn e shefit tё komisariatit tё Sarandёs. I zhgёnjyer dy vite mё vonё dha dorёheqjen nga Ministria e Rendit Publik dhe u largua nga atdheu drejt Amerikёs, ku jeton aktualisht me gruan dhe dy fёmijёt e tij. Romani tij i parё “Lulet e pjeshkës” ёshtё njё befasi qё i shtohet letёrsisё shqipe. Subjekti dhe kompozicioni i librit ёshtё diktatura me tё gjithё mekanizmat e funksionimit tё saj. Autori i njeh mjaftueshёm kёto mekanizma, ai dёshmon para lexuesit, ankthin qё kishte kapluar individin, dhunёn shpirtёrore dhe atё fizike, tё ndjenjёs sё frikёs dhe tё luftёs absurd qё shteti i kishte shpallur gjithkujt, njeriut tё thjeshtё apo intelektualit. Rrёfimi zbulon subjektin e grimcuar, duke tendosur kёrshёrinё e lexuesit deri nё skajet e fundme tё ngjarjeve. Ai i bёn njё analizё tё hollёsishme shtypjes, mjerimit, idealёve, urrejtes qё krijohet e vullnetshme nga masat e gjёra. Sheh dallgёt e zemrёs tё shkumёzojё aq fort sa shpirti do tё ngrihej kundёr njё shkёmbi tё moҁёm tё shurdhёt, fatit. Nё ato kohёra tragjikisht tё zymta, i lumtur nё kёngёn vetmitare tё tij; si kёnga e bilbilit nё dhimbjen e madhe, e cila kumbon hyjnishёm nё terr dhe pёrballon natёn e thellё tё kobit. Njё fjalё e thёnё sado fshehuarzi kundёr regjimit, mё pas dhe njё parullё fuqizon instinktet rinore dhe vёrshon me diҁka si himn madhёshtor mbi mallkimin qё kishin hedhur nё kёtё vend. Emri i tij pёrfaqëson tipin krejt tё kundёrt dhe prania e tij nё kёtё libёr, nё mёnyrё jo simbolike, ёshtё pёrcaktues si armik i ҁdo lloj shpёrthimi vullkanik, qё kishte gjithҁka karakter vuajtje tё thellё shpirtёrore dhe fizike. Prandaj,ky njeri me botё shpirtёrore, shkon nё mёnyrё tё pashmangshme nё luftё me kupolёn e kuqe komuniste. Me tё vёrtetё i shkatёrruar nga brenda dhe jashtё, mё tё gjithё mundёsitё qё i’u krijuan nё jetё: me tё pavёrtetat e mendimit ndryshe qё qarkullonte nё tёrё vendin, ai u poshtrua dhe u ofendua gjithandej, duke u trajtuar nё mёnyrё tё padenjё. Por shpirti i tij shumё i tronditur s’e mundi, por i vlejti,gjithashtu edhe pёr tё ndjeshmit e tjerё. Ashtu si lulja e pjeshkёs, e cila s’e duron ngricёn e acartё, Hasani nuk do t’i kthehej fatalitetit, kёrkon ringjallje nё atё qetёsi me pranga tё kohёs sё bronxit, i digjet shpirti dhe largon elementin e zjarrtё, duke menduar se vetёm lufta e shpёton. Ai jeton si salamandra nё zjarr, ka njё reagim tё pastёr ndaj pёrpjekjeve pёr tё arritur perëndimin (sidomos ‘Zёrin e Amerikёs’). Hidhet nё njё luftё, ku nuk e di as fundin ,nё atё farkё kaliten dhe gjёrat mё tё larta. Ajo gjё e forcoi dhe nga ajo qё e forcoi, e pёsoi. Ai nuk ёshtё i penduar, as i zhytur nё terr, kishte ende tё ndezur njё shkёndijё deri nё ditёn e fundit komunist. Sepse ai i pёrkiste njё elite me intelekt perëndimor qё nuk pёrqeshnin fatkeqin, pёrkundazi, u gjindeshin nё tё mirё dhe nё tё keq, duke provokuar shpёrthime zemёrimi ndёr drejtuesit e asaj kohe diktatoriale. Nё atё grumbull hiri tё ftohtё, tё shprtit tё rrёnuar, ata mbajtёn ndezur thёngjillin e demokracisё tё vёrtetё. Ashtu si qartёsia njerëzit rrethon,dhe ajo shkёndijё zbriti nga lartёsitё e shpirtёrave tё ndezura dhe rrezatoi mbi humbёtirё. Fati tёrheq zvarrё edhe tё dobtit.Shpirti ёndёrrues merrte zjarr me shumё lehtёsi, megjithёse me shumё energji djaloshare tё harxhuara, me shumё filiza tё humbura e rrёnjё tё poshtёruar, qё vetёm me mundim tё madh ёshtё rimbjellё nё tokё tё freskёt, ai ka shpёtuar nga rreziku i vyshkjes. Tashmё ai kёrkon dritёn e diellit, rrezet e tij tё ngrohtё qё tё lulёzojё tokёn e tё parёve dhe shpirtёrat e mёdhenj. Ai mёsoi pёr tё jetuar: O Perёndi mё zgjatni fundin!
Sigal