Suplementi Pena Shqiptare/ Vaso Papaj: S’di pse!?

41
Sigal

S’di pse,

puthjen e parë

e kam dhënë tek sytë!?

Mos n’atё kohë të vrenjtur,

s’kish shkëlqim të dytë!?

 

S’di pse,

Lodhur e zhgënjyer

nga vështrime rakitikë,

m’u dukën sytë e tu liqenj të dhimbjes.

Që gurgullonin e shpërthenin digat me qerpikë!?

Dhe piva pa u ngopur kurrë

lot lumturie tërë kripë.

 

Dhe e di pse?

Kam një jetë që po i shoh,

e prapë, sa herë ndjehesh keq,

i fal një puthje të të ngrohë.