Suplementi Pena Shqiptare/  Bledi Ylli: Ndjesë nga miqtë e vërtetë”

17
Sigal


Ata që lindin do të vdesin
si çdo gjë e ka një rradhë.
Kush ka lindur për të shkruar,
do të shkruaj sa të jetë gjallë…

Sot do t’shkruaj për disa kokra;
njerëz s’quhen gjithsesi
Do t’ju jap udhëzim në shkronja
disa çaste dhe lavdi.

Disa çaste do i mburr
dhe pse sillen si ”harbuti”
Kokra janë, grua-burrë
do t’u jap lavdi-hajduti…

Shumë kam njohur këto vite,
e tashmë i di shumë mirë;
gra, fëmijë, të rinj, të reja
dhe familje, nënë e bir…

Nënë e bir ta hajë e mira
si tenxherja dhe kapaku.
Bëmë nënë që të të ngjaj
s’ke ç’i bën tërheqka gjaku!

E një tjetër vajzë e bukur;
nënë e re dukej e brishtë.
Këto që thash ishin një anë,
ana tjetër morr me bisht…

E kështu e shumë të tjerë
që kërkojnë për pak lavdi
katandisen më të mjerë
se gjithë bota mirë i di

Mund të shkruaja dhe më ashpër,
por kam cipë e s’ma bën zemra!
Herën tjetër ju betohem
do të bëj bejte me emra.

Kush ka lindur do të vdesi
edhe unë ashtu si ti!
Unë gjithë jetën do të shkruaj,
ti do të vjedhësh se nuk di !