– U mbush viti që Bashkia e Tiranës dhe Kryetarja e Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo hodhën firmat dhe me shpejtësi filloi puna për realizimin e vënien në jetë të vendosjes së Monumentit
– Në mars të ’77 në Paris mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie dhe mërgata shqiptare mbështet fuqishëm kandidatin e djathtë Zhak Shirak
-Tre përfaqësues të mërgatës shqipatre Lec Shllaku, Isa Ndreu dhe Skënder Zogu morën premtimin, se nëse fiton Shirak, një shesh në Paris do të mbajë emrin e Skënderbeut
– Kjo përkonte me festimet e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, Shirak fitoi dhe sheshi u pagëzua me emrin e Heroit por monumneti nuk është vendosur ende.
Agim Janina
U mbush viti që Bashkia e Tiranës dhe Kryetarja e Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo hodhën firmat dhe me shpejtësi filloi puna për realizimin e vënien në jetë të vendosjes së Monumentit të Skënderbeut në një nga sheshet e kryeqytetit francez, që mban emrin e Kryeheroit shqiptar. Me këtë tast sheshi iu nënshtrua një restaurimi të thellë.
Lajmi u dha nga shumëkush dhe të gjithë u gëzuan, por pak për të mos thënë aspak u ndoq ecuria e projektit.
Pak histori
Në mars të ’77 në Paris mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie dhe mërgata shqiptare mbështet fuqishëm kandidatin e djathtë Jacques Chirac, pasi tre përfaqësues të saj Lec Shllaku, Isa Ndreu dhe Skënder Zogu kanë marrë premtimin, se nëse fiton, një shesh në Paris do të mbajë emrin e Skënderbeut. Kjo përkonte me festimet e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Chirac-u fitoi dhe sheshi u pakëzua me emrin e Heroit. Lec Shllaku, në dhjetorin e vitit 1987, me rastin e dhjetëvjetorit të dhënies së emrit Skënderbej, sheshit në qendër të Parisit, bë një shkrim në mes të tjerash shkruan, “Mbasi qe realizue me shumë durim e kokëçamje, pagëzimi i sheshit kushtue Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Paris, objektivi i dytë ishte ai i një avenimentit tjetër, të afërt në kohë, si ngrehja e monumentit dhe i një medalje përkujtimore, së paku, me rastin e 10-vjetorit të parë. Ideja e një monumenti në vehtëvete paraqet një rradhë problemesh e sidomos vështirsinash… Vetëkuptohet se monumenti i Skënderbeut mbetet një dëshirë, por ai i medaljes që kërkon një shumë të hollash relativisht të ulët, për një rradhë rrethanash të favorshme u realizue…për t‘ia dhurue zotit Jacues Chirac, të cilën do t‘ia dorzojë një përfaqësi shqiptare, tue i shprehun, njëkohësisht mirënjohjen tonë për ndërhymjen e tij në favor të përjetësimit të Skënderbeut në toponiminë Ville Lumierë…” Regjimi komunist bëri ç’është e mundur, duke përdorur gjithë kanalet diplomatike për ta penguar por nuk ia doli. Edhe më pas janë bërë përpjekje për vendosjen e Monumentit të Skënderbeut, por pa sukses. Dhe erdhi dita që dëshira e çdo shqiptari u plotësua dhe në kryeqytetin francez nuk do të vendosej jo një bust apo shtatore e Kryeheroit por monumenti me kalë. Edhe pse u nxitua dhe u vendos që në Paris të dërgohej një kopje e Monumentit të Tiranës, pra, kopje dhe jo një vepër origjinale, sikur nuk ka Shqipëria skulptorë për të bërë një monument për të pasuruar Galerinë e monumenteve kushtuar kryeheroit udhëtimi me kalë i Skënderbeut në kryeqytetin europian, një nder, që rrallëkush apo askush i jepte nder historisë, kulturës, artit shqiptar Kryeheroit, gjithë shqiptarëve dhe vetë tre skulptorëve Odise Paskali, Janaq Paço dhe Andrea Mano. Dita e përurimit që do shënohej në kalendar si ngjarje tejet e rrallë dhe tejet e madhe. Monumenti i mbulua dhe pritej t’i nxirreshin taselet për të bërë më pas derdhjen në bronz. U fol dhe si gjithmonë u torën teori e histori nga më idiotet, se pse u mbulua, kur u mbulua, pse pikërisht në një festë fetare etj., etj. Doli Kryeministri dhe qetësoi, duke shpjeguar se pas dy ditësh do të hiqet mbulesa, pasi të jenë marrë taselet për t’u derdhur në bronz dhe vërtetë monumenti u zbulua përsëri. Organizatorët përgjegjës krejt me pa të drejtë, në padije të plotë historike, në mosdashje kundërshtuese heqin emrat e dy skulptorëve Janaq Paço dhe Andrea Mano si bashkëautorë me Odise Paskalin, duke fyer rëndë kujtesën historike të gjithsecilit edhe pse, iu vunë përpara gjithë dokumentacioni i plotë, i shumëanshëm shkresor, dokumentar, filmik, fotografik, vendime qeverie dhe kërkuan që të drejtën e autorit ta zgjidhnin në rrugë ligjore. “Na vërtetoni që Janaq Paço dhe Andrea Mano janë bashkëautorë me Odise Paskalin”! Hej, hej! Të klith nga fundi i shpirtit, jeni në vete se çfarë po kërkoni?! Kush punon në Bashki koka e Skënderbeut e përshëndet nga dritarja e zyrës dhe ku në këmbët e Monumentit nga vetë Bashkia janë gdhendur emrat e tre skulptorëve.
Çfarë kërkohet më shumë?
Çështja shkoi në Ambasadën Franceze. Pse? Për të zgjidhur një çështje aq të qartë dhe aq të argumentuar. Ambasada reagon, u dërgon notë proteste dhe Bashkia e Tiranës u kërkon falje trashëgimtarëve të skulptorëve dhe vendos emrat e tre autorëve.
Por hapet një problem tjetër. Monumenti 7 metra i lartë nuk mund të vendoset në sheshin e Parisit, sepse poshtë tij kalon metroja dhe nuk mbahet pesha e Monumentit. Atëhere vendoset përgjysmimi i monumentit nga 7 metra në 3.5 metra dhe vendoset të realizohet nga Qendra e Realizimit të Veprave të Artit. Dhe si gjithmonë ka një por. Pra, por historia nuk mbaron këtu. Në bazë të ligjit të trashëgimisë artistike, trashëgimtarëve u takon shpërblim për veprën. Dhe këtu problemi ngec përsëri dhe ditët kalojnë dhe zvarritja zgjatet e zgjatet pa mbarim.
Pse nuk gjendet shpërblimi, kur ligji i përcakton qartë vlerën, që u takon trashëgimtarëve? Kë të pyesësh? Kush të jep përgjigje?
Post mortum.
Çdokush me rastin e përvjetorit të Kryeheroit me të drejtë dhe me krenari postoi shkrime e ilustrime të veprave që i kushtohen Kryeheroit dhe askush nuk bëri pyetjen pse Monumenti i Skënderbeut nuk po vendoset në Paris? Pse askush nuk u ndje i fyer dhe nuk u revoltua? Pse heshti shtypi e media? Skënderbeu nuk është pronë e një qeverie opozite apo e shtetit. Është pronë e asaj që quhet Shqiptari, ku bën pjesë ti dhe unë, të gjithë ne që i themi vetes shqiptarë.
Në lulishten pas Monumentit të Skënderbeut u ngrit ngrehina, ku u zhvillua takimi me më të fuqishmit europianë, si për të na thënë, nuk na e sollët Skënderbeun në Paris, po vijmë ne të bisedojmë nën hijen e tij në Tiranë. Skënderbeu shekuj më parë kishte shkuar në zemër të Evropës dhe vendosja e Monumentit të tij do të ishte një ogur i mbarë. Heshtje… heshtje… shët…!
***
Mes karikaturave të Veli Blakçorit
Agim Janina
Bashkëbisedim me Mjeshtrin e karikaturës, piktorin dhe skulptorin e talentuar Veli Blakçori për përgatitjen e botimit me karikatura, ku spikat kapja e karaktereve, psikologjia e personazheve, trajtimet e bukura grafike në një linjë sa delikate aq domethënëse, ku ajo s’është thjesht e tillë, por e hedhur e lëshuar me finesë e shumë lakonike mban gjithë peshën e zbërthimeve psikologjike, duke dhuruar buzëqeshje e kënaqësi në shfaqjen e personazheve të njohur në një dukje krejt tjetër në plotësim të personalitetit të tyre. Shëmbëlltyrat e krijuara janë përtej të zakonshmes dhe asaj që ato i kemi parë në jetën politike, artistike apo shoqërore. Më shumë se me fjalë artisti Blakçori flet me grafikë, aty ku gjuha e tij mbart e sjell gjithë bukurinë e artit të bukur të karikaturës. Ato s’kanë nevojë për paraqitje, sepse flasin me gjuhën e artit, janë ata ashtu si kurrë nuk e kemi parë. Para se të ndaheshin Veliu mori faturën tatimore dhe mbi të skicoi autoportretin e tij. I kërkova ta firmoste dhe e ruaj si kujtim të rrallë. R. Qosja, I.Kadare, Papa Françesko, William Walker I.Kadare. R.Ferri, J.Papingji, R. Radoja, Q. Prizreni, A. Devolli, G.Leka, M. Arapi, S. Strati, B. Andoni.