U lodha, nuk dëgjoj dot më
këngë dashurie nga sorrat.
Mbyll dritaret, shkoj të flë,
s’kam ç’u bëj, vjelin të korrat.
Mezi pres të vijë mëngjesi.
Një mëngjes jo bardh e zi.
Brez ylber të ketë tek mesi,
të më fal pak dashuri.
Sorrat kurrë pëllumba s’bëhen.
Kurrë s’këndojn’ për dashurinë.
Me krra – krra, ato s’dëgjohe!.
Dinë të mbjellin vetëm zinë.
Kërkoj gjatë motiv të ri.
Perëndi, vallë, ku të t’gjej?
Do t’më lësh një porosi,
këngën tënde t’tua përkthej!?…




















