Ky qytet di të flasë me çdo vizitor
paçka se zërin s’ia dëgjon.
Mjafton të rrish në të ca orë,
dhe i tij ndihesh përgjithmonë.
Në fllim të prezanton me valët;
ti ledhatosh nga pranë me sy
ato gjithmonë mbesin të kaltra,
ndonëse kanë dalë nga një stuhi.
Më pas të nxjerr një kokteil flladesh
me aromë jodi ,thellësisht,
Ti mund ta ndjesh veten të dehur
po prapë ke etje , që të pish.
Harron në çast ,se je i huaj,
dhe duhet kthyer në.shtëpi
Nuk e sheh kurthin, që është ngritur
të biesh me të në dashuri.
Ndaj mos u lodh, për të shpwtuar
Ky është një kurth ,që të mban gjatë.
Dikur dhe unë e kam pësuar,
dhe e ndjej veten me shumë fat.
Ky qytet di të flasë me çdo vizitor;
në çdo agim ,a natën vonë,
mjafton të rrish me të ca orë,
Të të bëjë si veten përgjithmonë.






















