Të kesh një shpirt të butë, të ndjeshëm,
ca miq të mirë dhe verë të vjetër!
Të kesh në zemër edhe dikë,
e ç’farë mund të të duhet tjetër?!
Të kesh nënoken që të lindi;
të ndjesh pranë saj aromë nëne,
të kesh një sup ku vesh dorën,
dikë që ty të pret në mbrëmje.
Të kesh një ëndërr brenda gjoksit,
sa herë që gjumi zbret mbi sy.
Të kesh në zemër ca kujtime,
të rrjedhë një lumë me dashuri…
Të kesh një strehë të thjeshtë, të bukur,
me pemë e lule në oborr,
të vijë vjeshta të të dehë,
të vijë pranvera të shkrijë borë…
Të kesh një portë gjithmonë të hapur,
që nga mëngjesi der’ në mbrëmje.
Të qash për dhimbjen e të tjerëve,
ashtu siç qan për dhimbjen tënde.





















