Suplementi Pena Shqiptare/ Jakup B. GJOÇA: Erota jote nuk ishte ëndërr. E jetova!

487
Sigal

(Skicë)

Pa ty, tani jam një grusht hi i djegur i tëri nga një luftë trupash lakuriq, të çliruar nga çdo zinxhir morali, i ndezur nga një llavë fantazie,  pa kufi…

Në natën tonë!

E lindur nga dëshirat e patosit. Trupi yt i etur për dashuri.  Dhe unë  i tëri një shtrëngatë epshi i uritur për erota,  të çliruar nga të gjitha “të pamoralshme” të fshehura thellë qelive të Moralit.

Para teje, unë krejt lakuriq, i mbuluar me patos. Para meje, Ti e tëra lakuriq nga ” mos”, “nuk mundem”. Më pushtove e para përqafe, të ngrita në duar në udhëtimin më të errët  dhe më të pistë të dashurisë.

U takuam, në terrin e një nate, në një dhomë, që ti e kishe ndriçuar me qirinj…

Dhe nën dritën e tyre, trupat  tanë bashkë u bënë një, duke u shkrirë në ethet e epshit… Duke guxuar të grisnim çdo kufi  në horizontet e imagjinatës sonë dhe i bëmë  të gjitha çfarë dëshironim…

Duke u dorëzuar Unë tek ti dhe ti tek unë pa asnjë kusht, pa asnjë kundërshti…

Duke u bërë lodër e Erotas, unë në duart e tua dhe ti në buzët e mia… Ku do të të çoj,  ku do më çosh, deri në fund bashkë, pa asnjë “ndalohet”, dhe pa asnjë “duhet”.

Tokë e qiell na u bë krevati,  me stuhi çarçafët e qullur me djersën e trupave tanë  tërësisht lakuriq përballë çdo fantazie erote, pa caqe, pa kufi…

Në një dhomë të përmbytur nga pasthirrma me gulçima…

Në një vals dashurie,  pa rregulla dhe kërcim, e muzikë kish veçse rrahjet e 2 zemrave të etura për dashuri…

Me busull-instinktet, të cilat, si dallgë cunami sekondë më sekondë egërsohen, duke përmbytur gjithçka tonën, trup, buzë, frymë…

Trupi im i dorëzuar, i robëruar,  me duar dhe sy i lidhur tek shtrëngimet e tua,  mbi të ti, pikturon, me gërvishtje gjithë patosin tënd,  sa edhe pulsi i zemrës sime arrin në maksimum,  thua se do shpërthejë përtej kraharorit…

Dhe ti, dëgjon të gjitha “të dua-t” e mia, dhe i njëson me të gjitha  dëshirat e tua,  sa e bën gjithë trupin tim të dridhet nga ethe epshi, i pa mundur t’i përballet asnjë patosi tënd…

Dhe unë, zotëroj dhe zotërohem, pushtoj dhe pushtohem, duke u rrëmbyer nga një lum epshi dhe mbytem në detin e  patosit tënd…

Ndjej, që ti ke depërtuar kaq thellë brenda meje, deri në qelizën e fundit të trupit tim,  duke shijuar çdo dëshirë, çdo fantazi  që mundem të fotografoj në mendimet e mia, sa të më torturosh ëmbëlsisht trupin tim,

deri në rezistencën e fundit….

E imagjinova!

E ndjeva! E shijova!

Boll guxova…

Tani më mungon edhe më shumë,

Të kërkoj, dua të të gjej sërish…

Të vidhemi përsëri, tashmë, dua të shkëmbejmë trupat tanë, unë të jetoj me trupin tënd,

ti të jetosh në trupin tim…

Erota jonë është pa “ duhet”, pa caqe dhe pa kufi,

Erota jonë nuk është ëndërr,

Erota jonë është energji, patos dhe veprim…

Erota nuk është  që ta ëndërrosh,

Erota nuk është tastierë, që ta shkruash…

Erota është që ta jetoj me ty, deri në fund, edhe frymën e fundit ta marr nga e puthura jote.

Edhe frymën e fundit të ta jap me të puthurën time….