Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo: “Të papriturat “

E lodhur jam ndonjëherë
Mërzia përdridhet
Heshtje!
Nën jastëkun me pupla dremit
Mendimet zhgaravitin shpirtin
Qaj!
Dielli shkoi retë mbuluan
Era tërbon pemët
Ulërij!
Një degë varet në dritare
Sytha ka shpërthyer
Shpresoj!
Vargjet poetike përplas në zemër
Rimat i rreshtoj një e nga një
Ndjesi!
Dera trokiti një zë ulëriti
Muzgu ende nuk ra
Befasi!
Nga shtrati dola vrapit ja morra
Dashurinë kisha pranë
Perfeksion!
NOA