Suplementi Pena shqiptare/ Vargje nga Albana Petani

531
Sigal

  IMAZHE ME  SHIUN…

 

Bashkë me shiun më shfaqesh ti,

Sot po bie shi, bie pa pushim,

Dhe unë në shpirt mbaj veç trishtim,

E shikoj tek po bie,

Mendja tek ty pa më pyetur shkon,

Zemëra pëson një krisje,

Dhe syri fillon e loton!…

Dua imazhin tënd ta zhduk,

Kujtimit e tua t’i gropos,

Njëherë e përgjithmonë,

Po kjo ditë me shi,

Përsëri ty po më kutjon.

Shiu do pushoj, do largohesh edhe ti,

Po kur të fillojë prap,

Do shfaqesh përsëri.

Kjo ditë me shih, më shaktërron,

Të gjithë trupin mërzitja po e përshkon,

Shiu ne na njohu, dua ta ndalojë

Që të mos bjerë më shi,

Kurrë më të mos egzsistojë,

Po, nuk e kam atë fuqi!…

Ai do bjerë dhe mërzitja do jetë  përherë,

Ti ishe ai që zemrën time e grise,

E sot po pikon gjak pak e nga pak,

Si ky shi që spo pushon aspak,

Se ndaloj dot shiun, dot se ndaloj,

Me imazhin tënd të grisur,

Këtë jetë deri në fund do jetoj!…

 

S’KE  MË…

 

S’ke më shans për të fituar,

Sikur qielli me tokën të bashkohej,

Atëherë do të kishe një shans përsëri,

Po ti nuk meriton më asgjë.

Këtë e di mirë edhe ti,

Çdo fjalë që nga goja nxirje,

Veç helm lëshoje,

Dhe gjithë qelizat e trupit,

Pak nga e nga pak shkatërroje.

Si mund të kesh shpresë,

Te një lule e tharë,

Që të lulëzojë sërish?

Si mund të mendosh,

Që një qënie e vdekur,

Mund të të mbajë ngrohtë,

Kur ajo është akull e ftohtë?

Zi mund të të buzëqesh,

Diçka që s’ka më shpirt?

Kuptoje dhe përgjithëmon ik.

Ik sa nuk është vonë,

Se zoti nis e të gjykon.

Më ty gjithëçka ka mbaruar,

S’ke më shans për të fituar.

Leri vendin dikujt tjetër,

Që di të fal ngrohtësi,

Që shpirti i ftohtë të ngrohet,

Dhe mbase një ditë,

Prap nis, të gjallërohet!…