Suplementi Pena Shqiptare/ Spiro Mëhilli: Një libër i plotë për Pushkinin e madh

340
Sigal

Spiro V. Mëhilli është një qytetar i nderuar i Tiranës. Profesioni si mjek e ka lidhur ngushtë me qytetarët e gjithë zonës. Pasioni i mjekut u lidh ngushtë dhe me pasionin e të krijuarit. Jo më kot sprovat e para të mjekut- shkrimtar ishin impresionet e jetës që, qysh në rini të hershme, i jepte qyteti i tij. Kujtoja veç të tjerash shkrimet për Tiranën e viteve të paraluftës posaçërisht botimi për historikun e kinemave në Korçë në Shkodër në Durrës e gjetkë, ndërkohë që për kinematë në Tiranë nuk dihej shumë. Libri më tepër se për numrin dhe organizimin e tyre ishte një studim historiko-kulturor për Artin e Shtatë që po zinte një vend në jetën social-kulturore të qytetërimit shqiptar. Sigurisht flasim për kinemanë  dhe jo për kinematografi shqiptare. Kjo do të vinte më vonë. Në tregimet apo botimet që vijuan më pas të bën përshtypje edhe një fakt. Shumë prej tyre afrohen me temën e skenarëve filmike. Do dalloja si të tillë novelën kushtuar legjendës historike të Varrit të Ashikut. Z. Mëhilli e njohu këtë histori dhe ia tregoi me art lexuesit duke e zbritur nga një mit dhe pikë gjeografike  pranë Ndroqit në një histori dashurie njerëzore ku ndërthuren fate dhe relacione njerëzore të shoqërisë së asaj kohe. Shpesh herë, por sidomos me kalimin e viteve ka një tendencë për t’iu larguar të vërtetës për nivelin ekonomiko-kulturor dhe tekniko -shkencore e dëmtuan, por nuk arritën ta zhduknin. Patriotizmi i një pjese të madhe të këtyre njerëzve, që vinin nga kultura të ndryshme i dhanë një dritare të re jetës së vendit, e cila edhe kur fashitej kurrë nuk arriti të fikej. Kur flitet sot për këto të vërteta për fat të keq harrohen apo anashkalohen shumë realitete. Pati studentë që u kthyen nga vendet ku ishin me biblioteka të mirëfillta. Prof. Aleks Buda nuk ishte i  vetmi që çuditi doganat shqiptare me numrin e bibrave. Por, po ashtu ishin dhe libraritë në qytetet e ndryshme të Shqipërisë ku veprimtaria e Lumo Skëndos me librin ishte një shembull më vete. Spiro. V. Mëhilli e njeh këtë realitet dhe në forma të ndryshme e sjell atë mes nesh, siç solli historikun e kinemave të Tiranës ashtu sjell dhe refleksin e librit në ato vite. Në muajt e “izolimit” pasojat e Corona Virusit 19, po diskutoja me disa studentë, që ankoheshin se nuk po e përballonin dot këtë izolim. E dija që do më prisnin me të parën sygjerimin që kohën ta kalonin  duke lexuar. Oooo!!!

Qesha dhe u thashë: Librat duken sikur janë të njëjtë kur i sheh, por të  ndryshëm kur njihesh me to veç e veç. Pra libri i shkollës, pastaj pak letërsi artistike, interval muzikor, më vonë një film e vicerversaja një formë për të larguar monotoninë e izolimit. Qeshëm të gjithë! Dy prej tyre kërkuan të zgjidhnin midis librave të mi. Kur po shihnin librat ndër të tjera i sygjerova njërit librin “ Pushkini Jeta dhe Vepra” të Z. Spiro Mëhilli (botim i 2017-ës)

Vura re që po e shihnin me mëdyshje. E njeh Pushkinin i thashë. Fillova të tregoj batuta e barcaleta, për të cilat ai njihej në shoqërinë ruse të kohës. Pushkini ishte i tillë, por më tepër qeshjet e tij janë sarkazma therëse për vendin dhe shoqërinë e kohës.

Çudi!!! – si u botua në kohën e diktaturës? M’u përgjigj. Fatkeqësisht ju brezi i sotëm mendoni se shqiptarët kollosët e letërsisë klasike ruse i njohëm vetëm në kohën e diktaturës?

Pushkini Tolstoi, Lermontovi, Dostojevski e dhjetra kompozitorë , piktorë e artistë të tjerë kanë qenë  të njohur e të lexuar  nga shqiptarët edhe më parë  se të vinte sistemi socialist. E meqë jemi te Pushkini poezitë e tij lexoheshin e recitoheshin nga të rinjtë shqiptarë vajza e djem.

Librin e Z. Mëhilli e kishin lexuar dhe qarkulluar me njëri- tjetrin. Jam i sigurt që do të lexojnë me të njëjtën kërshëri edhe ribotimin  e zgjeruar të variantit të ri dhe më të plotë që Spiro Mëhilli në bashkëpunim me ALSAR-in i ofrojnë lexuesit shqiptar.

Opusi i veprave të Pushkinit është mjaft i gjerë duke prekur pothuajse të gjithë gjinitë letrare. Kur flitet e diskutohet për Klasikët e Mëdhenj flitet shumë dhe të bën përshtypje pikërisht gjerësia tematike e veprës së tyre. Për shkrimtarët klasikë të letërsisë të vendeve të ndryshme, kjo ndodh, sepse vetëm ata (Klasikët) kanë patur aftësinë të penetrojnë, analizojnë e të afrojnë perspektiva për shoqëritë e vendeve të tyre. Autori Spiro Mëhilli këtu ka meritën që parashtrimin e çdo vepre të shkrimtarit të tij të dashur ta zbërthejë në kuadrin e kohës kur është shkruar dhe të na njohë dhe shqetësimin që ka shkrimtari “ Pushkini” në momentin e caktuar. Ai e deshte vendin e vet edhe kur e frymëzonte natyra edhe kur e godiste dhe kritikonte për të metat që paraqiste shoqëria  ruse e kohës me të gjitha karakteristikat e saj. Autori ynë S. MËHILLI për çdo vepër të Pushkinit i analizon në këtë këndvështrim. Poeti Pushkin sikur i këndon bëmave historike të heronjve të popullit të tij ku ai derdh gjithë krenarinë e dashurinë e tij, ashtu kthehet në cinik e kritizer për prapambetjen që përfaqëson sistemi shoqëror rus apo dhe kur bën krahasimet me popujt  dhe vendet e tjera. Duke qenë pjesë e fisnikërisë ai qëndron njëkohësisht pranë dhe larg saj. E ku ka më mirë se në këtë dyzim Pushkini do të zhvillonte pikëpamjen e tij. Petku i popullsisë nuk i shkon për shtat këtij shkrimtari, sepse ai ndyshimin nuk e pret tek populli. Dhe vërtet te kush popull do ta priste  ai ndryshimet?!   Bujkërobëria në Rusi  nuk ofronte asnjë perspektivë. Klasikët rusë të asaj kohe, ndryshe nga ata perëndimorë të asaj periudhe vepronin në kushte krejtësisht të ndryshme. Nëse në Perëndim borgjezia po shkonte çdo ditë drejt konsolidimit të Rendit Kapitalist, fisnikëria ruse ishte larg  këtyre synimeve. Kështu dhe shkrimtarët dhe artistët rus nuk prisnin asgjë nga apatia e nënshtrimit tipik të bujkrobëve. Të tjera tipizime bënte p.sh Balzaku për fshatarët  e vendit të tij dhe krejt tjetër gjë shihnin shkrimtarët rusë tek bujkrobërit  e tyre që në zona të caktuara ishin në gjysëm skllavo-pronari. Në analizat dhe komentet  që i bën veprave të ndryshme të Pushkinit, autori S. Mëhilli nuk i anashkalon këto situata dhe realitete, por gjithmonë brenda asaj që po pikturon vetë Pushkini. Në se do të bënte të kundërtën S. Mëhilli do ta bënte në  pozitat e kritikës së dikurshme që kërkonte tek autori atë që ai nuk e kishte patur synim të veprës së tij. Nëse Mëhilli e dashuronte Pushkinin, ai i jep një vend të denjë duke na e paraqitur veprën e këtij shkrimtari të madh rus të lidhur ngushtë me botëkuptimin dhe rrethanat historike të kohës kur ato u shkruan.

Ribotimi i zgjeruar  dhe i plotësuar i librit “Pushkini-Jeta dhe Vepra” i autorit Spiro V. Mëhilli në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR është në vazhdën e kritereve që ka përcaktuar ky fondacion i nderuar në fushën e botimit. Në këtë bashkëpunim të autorit, kërkues e të përkushtuar dhe seriozitetit e klasit të lartë që e karakterizon botuesin ALSAR, libri që i ofrohet lexuesit shqiptarë do të jetë event  i rëndësishëm për jetën letrare shqiptare. Urime Z.Spiro Mëhilli për seriozitetin dhe përkushtimin me të cilin ke punuar këtë libër!

Hysni Lita