Suplementi Pena Shqiptare/ Skënder Rusi; Lufta e ftohtë

183
Sigal

 

Lufta e ftohtë

Gjithnjë kam kujtuar

se vetëm shtetet,

i shpallin njeri-tjetrit

Luftën e ftohtë!

Se dashuritë më tepër merren,

se sa jepen,

në këtë botë!

Gjithnjë kam harruar:

se për të dy, ne,

Një luftë si kjo ndoshta është e kotë!

Edhe qielli atje lart u bë memec,

dhe s’di ç’të thotë!

Unë nuk jam Akili

me vdekjen në thembër.

Jam i gjithi i vdekshëm

nëpërka ime!

Nuk ik nga kjo botë

për të gjetur një tjetër,

kur nuk jeton ti që të kam dhimbje!

Gjithnjë kam ëndërruar

të pushojë kjo luftë

dhe, le të jem unë

ai që humb!

Nëse çdo luftë, zakonisht,

bëhet me urrdhër,

ma sillni urdhëruesin

ta mund.

që të mos ngrerë më mure

në të tjera ndarje.

O Zot, që vazhdon ta bësh

këtë botë

më mirë një jetë

larg fitimtarëve,

se sa një ditë

në këtë Luftë të ftohtë!