DY POEZI
TË NGJASOJ
Dua të ngjasoj me valët
që s’vijnë me sherr e potere,
si një zog le t’i hap krahët;
T’i ngjaj flladit të një ere.
T’i ngjasoj një mali, kreshte,
dhe një valw gjithashtu;
T’i ngjasoj një gjetheje vjeshte
që vetveten lë këtu.
NJË ZOG
Një zog s’e bëri fluturimin të plotë!1
S’e bëri si çdo ditë ritualin!
Për ‘të, një fjalë të keqe mund të thotë
veç ndonjë që s’ia di hallin.
U përpoq zogu aq sa mundi
T’fluturonte në qiejt ku hapësira ka!
Një ditë e pa që po i vinte fundi
dhe shpirtin në fole e dha.




















