Duke ecur mes jetës,
takova strukjen e mëkatarit,
besimin,
se shkuma e mjegullës,
do fashitet nga vesa,
në barin jeshil.
Duke njohur rrezen,
besova se pranvera,
jeton gjatë,
në këngën e ngjyer nga dielli,
largon përgjumjen,
dhe i qesh hënës idhnake.
Duke ecur në agim,
mësova se e keqja dhe e mira,
ecin paralel,
ndarë në euridipe ikonash…
As dhe një çast
As dhe një çast,
nuk pushova së shikuari,
shpirtin tënd prej fluture,
bustin tënd me erë Jasemini,
formën e harlisjes,
në prerjet kur del hëna në mijëra yje.
Aty do fshihem,
në të vërtetat e gjuhës së lumit,
aty do dalë në gjiret,
mbi kërthizën e bregut,
ku luaj si çapkën,
në vizatimet mbi rërë,
pa ardhur mirë zbatica.
As dhe një çast,
nuk do flas me leshterikët,
që bien në agoni,
nga princesha e valëve,
si damar koralesh do shtrihem,
në zjarrin e Ekuadorit tënd,
të fshehur…




















