Sigal

Ç’pati Selenica?…

   Nga: KRISTO MËRTIRI

 

Ç’pati Selenica,

që më la pa gjumë?

Përcolla të premten,

T’prita ty e shtunë!

 

Jazo Dushkaraku,

na la hapur syrin,

Pikuan qerpikët,

libri pik’ floriri…

 

Pikoi pikë- pikë,

me një dritë hëne,

Llamp’e minatorit,

i fal dritë një kënge.

 

Këngë Labërie,

me çika stërralli,

Uron mikun tim,

Agim kordhëtarin!

 

Pen’ e tij nuk është,

si kordhë jatagani,

Kur shkruan për Vlorën,

Prush, i digjet xhani!

 

47 fshatra,

kurorë Labërie,

Kërthizë- Selenica,

burim krenarie…

 

Mos t’u thaftë boja,

pen’e Dushkarakut,

Libra dhembsurie,

stoli e çdo pragu!

 

Lamtumirë e premte,

mirëmëngjes e shtunë,

Zemra ime shkundet

zemër e pa gjumë!

 

Në Selenicë…

      Nga: AGIM JAZAJ

 

U sosën vargjet,

dje në Selenicë,

Gatuar në magje,

qumësht’i vegjëlisë!

 

I gatuan Mërtiri,

me miell Mezhgorani,

I përpiu Arsimi,

u mpi dhe Bezhani!..

 

Vargjet – Labëria,

nga Pen’e Mërtirit,

Bëjnë zap të paudhin,

i bëjnë dritë të mirit!

 

Vargjet depërtuan ,

në thellësi të minierës,

Minatorët i hipën

mbi vagon të Serës…

 

Që andej u nisën

morën arratinë,

Shtruan rrugët e botës,

vet mbeti greminë!

 

Vargjet përmendore,

do vihen në këngë,

jo nuk janë çekanë,

janë bype e rëndë!

 

Dhe këtë varg,

për kryebashkiakun,

Na nderon penën,

bir’i Dushkarakut!

 

Mirëmëngjes e shtunë,

nga shesh’i Flamurit,

Bijtë e Mërtirit,

Vlorës i shtojë nurin!