Suplementi Pena Shqiptare/ Rudina Papajani: Ku vemi?…Ku shkojmë!

184
Sigal

Ka kohë qē toka duket e trishtuar,edhe vërshimi i erërave duket i turbullt. A e dini nuk ka më stinë dimri, vjeshte, pranvere apo verë! Qielli duket sikur qëllon papandehur kur ëndrat të gjithë i kaplojnë. Çudi kur mendohej se do tē binte bora lindën ca gjethe të mekura me tru të lodhur e trup të helmuar. Diku mē tutje shtegu i shpresës dikur i rinuar nga lule pa fund sot duket i shkretuar. Edhe fluturat, që banonin afër trungut të shpirtit nuk i ngren më krahët, shihet një fluturim i mekur në një trishtim tē pafund. Pylli i jetēs po ndalet pa e shijuar rininë nga fati i egër që njerëzit ia ofruan. Vetēm ca bilbila menduan t ia merrnin këngës pikērisht kur heshtja dukej e zverdhur tutje në xhade. Bota duket tepër e ftohtê. Vērtitet njē unazē rrotulluese si njē profeci qē qiejt e largët t ia merrnin përsēri kēngēs nga inati i njē lumi tē çmendur. E megjithatē njerëzit do të kujtohen për pak dashuri, mall qē dhe erën e maleve e tund dhe barin e djegur e rrit nga njomja e një vese në ardhje. Kush e di, kush mund ta thotë, a thua do tē lindë përsëri dëshira që zjarri të ndizet nga njerëzit pikërisht nga dashuria për tokën. Ka kohë që toka duket e trishtuar, dhe ne, dhe ju ,Tokës mos ia ktheni shpinën, mos e ktheni në dhe tē huaj se copëra plagësh do rrjedhin nga dashuria e nënës për bijtë e larguar nga balta, që i rriti. Po mendoj se bota po nxjerrë atë pikë uji me pikatore nga një pus i stërlashtë. Edhe ato ëndrrat që thurrim, edhe ato ide që gjenden në fund të tunelit futen pikërisht në atë ngrehinë të çuditshme ku djalli të mbyll kapanxhën që edhe një ide të vetme ta varros përgjithmonë. Bile ka dhe më keq, dashuritë janë kthyer egoiste në prirje të stërhollimeve paranojake. Edhe fluturat që duan ngjyrën, shpresën i ballcamosën aty në një hartë të mbyllur derisa myku dhe koha t’i zbehin. Vetëm shumë miza, vemje priren të shumohen…të zmadhohen, të vetëkënaqen në atë ekzistencën e tyre duke u përballur me ato pak krijesa njerëzore, që duan të jetojnë pa perversitet akumulues. Diku shihet rëndomtë se dhe ndjenja ka rregulla, provokime që të mbysin, fjalë çarpëtuese, që luhaten mes një vizioni dhe deliri. Duke u përpjekur të ecim ndjejmë se forcat janë të vetmet, që luftojnë, buzëqeshjet janë minimaliteti i mirësjelljes që padashur çorjentohen nga rruga plot kthesa.Aty -këtu dhe fjala më e kulluar vishet me aq shabllon, saqë lëngon, tretet, vetëakuzohet me këto mënyra metafizike. Duke u munduar të justifikohemi përballemi me funde të pagjetura që priren të prishin dhe atë bukuri jetësore, edhe atë dashuri të pastër që qëndron kryeneçe përballë hapësirave boshe që shkojnë drejt dekompozimit…