Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Ditë Prilli

Sot pranverë,një ditë prilli,
po shëtisja kuturu.
S’di ku më kish humbur ylli,
përmbi gurë, a përmbi dru.

Dhe sodisia rreth e rrotull,
pemë e njerëz të çdo moshe.
Futur dielli në një strofull,
përmbi gjoks të një kodoshe.

NOA

Sa i zoti-thash me vete,
pushton male,pushton guva.
Shëtit pa varkë mbi dete
dhe i puth çupat te gusha.

Çfarë nuk pash unë atë ditë
dhe dy zogj mbi një degë thanë.
Putheshin,më plaçin sytë,
si dy miq të saj ane.

Hidh një hap,shiko diçka,
ikte ora si minuta.
Kjo ditë më bëri me kra,
ec e ec e nuk u nguta.

Më pëlqente çdo peisazh,
lulet çelur pemë më pemë.
Dhe ashtu avash-avash,
iknin hapat merrnin dhe në.

Pastaj u ula diku,
të freskoj buzën e tharë.
Del një Zanë,ç’bëhet kështu,
ç’paska qenë kjo ditë e marrë.

Në qetësi jap porosinë,
ngulur sytë mbi tabaka.
O bobo-thashë më përpinë,
dy rrungaja të mëdha.

Si për pije mora ujë,
vapë ishte mbi tridhjetë.
Freskova buzët për bujë,
të dukesha më i qetë.

Po më kot mendia rrëmujë,
nga kjo ditë plot madhështi,
diell,zogj,vajza dhe ujë,
plot një det me dashuri.

 

Shtati,bukuria

(Tekst kënge))

U rrite, u rrite,
o moj bukuri,
çdo ditë që kalon,
një lezet i ri.

Shtati,bukuria,
më vë në merak,
se mos djemuria,
të puthin pa shkak.

Nga do që kalon,
sjell vetëm tërmete,
se i le pa mend,
me ato lezete.

Shoqet,moshataret,
po flasin për Ty,
s’dalin nga shtëpia,
nga ty bukuri.

I mbylle të gjitha,
xhelozet në dhoma,
se kur kalon Ti,
zogjtë bien në koma.

Edhe djemuria,
nuk gjejnë derman,
dalin nga shtëpia
dhe s’dinë se ku janë.

Ngrihen që pa gdhirë,
me gjumin në sy
edhe marrin rrugët,
mos të gjëjnë Ty.

Ke shpallur një luftë,
pa krisma,viktima
dhe në heshtje vret,
sa dhjetë vetëtima.