Suplementi Pena Shqiptare/ Vangjush Ziko: Dy poezi për vete

* * *

Nuk e di sa herë ka lindur,

Sigal

sa herë ka perënduar dielli

në jetën time,

(lind e perëndon si ëndërr),

gdhihem mëngjesit me ëndje,

(papritur fshihet pas reve),

stuhia vetëtin e përvëlon,

kthjellet,

ndez cigaren në ylberin e tij,

mbledh veten,

dielli perëndon e lind

duke ma hequr zvarrë hijen,

që digjet dhe vetëm digjet.

* * *

Të matesh,

(me kë të matesh?!)

vetëm me hijen e mëngjesit

mos u mat,

as me natën,

(ta fshin hijen si vdekja),

me hijen e mesditës matu

kur dielli ndrit në apogje,

hijen e smirës tënde

me këmbët shkele

dhe hijeshon mbi dhê

shtatorja jote njerëzore

pa piedestal.