Presidenti Meta : Ja si pengohet Rama

335
Sigal

Duke folur për situatën aktuale me krizën e shkaktuar nga koronavirusi në vend, Presidenti i Republikës është shprehur se detyra e tij është që t’i kërkojë qeverisë që t’i japë pandemisë prioritetin që kërkon.

Duke iu referuar shifrave, ndërsa tregonte se të ardhurat për banorë në vendin tonë kanë rënë ndërsa borxhi është rritur, këto tregues sipas kreut të shtetit duhet të jenë prioritet për qeverinë, dhe jo raporti i Dick Marty-t.

“Ngarkoj me përgjegjësi për atë prioritet që i është dhënë pandemisë, jo vetëm nga ana shëndetësore, por edhe nga ndihma sociale, dhe ndihma për bizneset…Kam kthyer gjithë ato PPP, se janë të pajustifikuara. E kam thënë se për 1 banor, në Serbi largohet një, në Shqipëri largohen 12, shkalla e abuzimit me gjoja investimet publike është në përmasa të mëdha.”

Po ashtu, presidenti Meta tha se edhe opozita ka përgjegjësinë e saj që ka ikur nga parlamenti.

Ndërsa, i pyetur rreth një deklarate që bëri kryeministri Rama në fundjavë duke thënë se “presidenti ka krijuar komitetin e tij alternativ të ekspertëve dhe opozita po ashtu, Meta la të nënkuptonte se në momentet kur ishte në “vështirësi” Rama e kërkoi një përfshirje të opozitës.

“Presidenti  në kushte normale s’do e bënte ndryshime në Kodin Penal, stafi im i moderoi dhe i çoi në parametrat evropiane..Kur mendoi se situata po përmirësohej, për fat të keq bëri një akt të pafalshëm, futi 1500 policë në mënyrë të paligjshme për të prishur teatrin, dhe gjithë frymën e konsensusit..që të bllokonte opozitën që të largohej nga tryeza e reformës zgjedhore.

Të plotësonim kushtet për t’u integruar në BE. U arrit marrëveshja me shumë sfroco ,me ndërhyrje nga faktori ndërkombëtar….përsëri ky e prishi atë marrëveshje në mënyrë të njëanshme.” E ka gjithë hallin tek zgjedhjet dhe jo tek shëndetit.”

Më tej, Meta tha se kryeministri nuk ka kujt t’i ankohet, pasi sipas tij, nuk e pengon askush që të veprojë duke i dhënë prioritet pandemisë.

“Nuk ke kujt t’i ankohesh. Të pengon Basha për ta shtuar buxhetin për shëndetësinë? Nuk është as deputet. Ke një opozitë kukull në parlament, kush të pengon? Kush e pengon të ndalojë, dhënien e PPP në periudhë pandemie? I shërben kjo rritjes së besimit të qytetarëve?”