Çfarë mund t’i rrezikojë zgjedhjet? / Presidenti Meta: Qytetarët janë të uritur, fusha nuk do të mbetet bosh

287
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një prononcim televiziv foli për menaxhimin e pandemisë si edhe vendosjen e masave për parandalimin e përhapjes së virusit.

 “Nuk mendoj se demokracia rrit pandeminë, mendoj që demokracia mund ta vendosë në kontroll. Sot është rrëzuar gjithë sistemi llogaridhënës. Ligjet mund t’i bëjë shumë të  mira, në interes të popullit, të gjithë sistemin e drejtësisë e ka. Kujt po i ankohet? Çfarë ka në dorë Lulzim Basha përveç fjalës.

Opozita nuk ka nxitur asnjë protestë. Konflikti ka ardhur nga kreu i ekzekutivit, edhe konflikti i prishjes së marrëveshjes për zgjedhjet dhe prishjen e Teatrit”, tha Meta.

I pyetur nëse rrezikon ashpërsimi i pandemisë mbarëvajtjen e zgjedhjeve, presidenti Meta tha se e vetmja gjë që  e rrezikon është mosmarrja pjesë e opozitës, gjë për të cilën u shpreh se nuk do të ndodhë.

“E rrezikonte vetëm një gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë. Mospjesëmarrja e opozitës, vetëm kjo mund ta rrezikonte, lënia e fushës bosh. Kryeministri ka gjithë kohën që provokon opozitën që të mos marrë pjesë në zgjedhje, siç e provokoi për tu larguar nga Parlamenti dhe ajo ra pre e tij dhe do të vazhdojë të ketë provokime të tjera, por shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje, fusha bosh nuk do të mbetet”, tha Meta.