Rimbursimi i ilaçeve anti-covid / Presidenti Meta : E vonuar, qeveria të blejë bombola oksigjeni

232
Sigal

Vendimin e qeverisë për rimbursimin e ilaçeve kundër koronavirusit për qytetarët e infektuar, Presidenti Ilir Meta i ftuar e cilësoi si reflektim pozitiv, por të vonuar. Kreu i shtetit në një prononcim televiziv kishte një këshillë tjetër për qeverinë që të blejë në tregun ndërkombëtar bombolat e oksigjenit.

Cdo reflektim është pozitiv. Duhet të ishte bërë më parë është e vonuar. Edhe pajisjet për oksigjen qeveria ti marrë në tregun ndërkombëtar. A ka mundësi që të reflektojë qeveria, sipas të dhënave që kam unë, qeveria ka planifikuar rritjen e pagesës për PPP-të nga 7.9 mld në 14.5 mld lekë për një vit. A ka mundësi ta shikojmë këtë, ka vepra të domosdoshme ok, por shëndeti është kryesori” tha ai.

Rritjen e pagave për mjekët, kreu i shtetit e përshëndeti. “Është një masë, a ka mundësi t’i dyfishojë se biznesi më i madh më të suksesshme është mësimi i gjermanishtes, që mjekët ikin atje, dhe një nga problemet më të mëdha të sistemit shëndetësor është që për një mijë banorë Shqipëria ka 30-50% më pak personel shëndetësor, sepse kemi shpopullim. Nuk do të kisha asnjë hezitim edhe sikur të dyfishoheshin, pasi shëndeti është i pari. Po të ishin në kontroll PPP-të do të ishin rritur pensionet dhe pagat e tjera të administratës” tha Meta.