Sasi të mëdha droge drejt Italisë dhe Greqisë

592
Policia e Brindizit tha se bllokoi mbi një tonë e gjysëm marijuanë duke arrestuar dy transportuesit, njëri prej të cilëve shqiptar. Sipas policisë italiane sasia e drogës u zbulua në një kamion që udhëtonte në rrugën kombëtare nga Brindizi në Bari.
Policia italiane dyshoi prej devijimit të itinerarit nga kamioni në një rrugë dytësore dhe pas kontrollit zbuloi në disa pjesë të kamionit të përgatitura posaçërisht 63 pako me marijuanë me një peshë mbi 1530 kilogramë. Sipas policisë italine lënda narkotike u përket sasive që mbërrijnë nga Shqipëria përmes hapësirës detare.
Dy ditë më parë policia shqiptare bllokoi një gomone që dyshohet se transportonte drogë drejt Italisë por pa arritur të ndalojë skafistët që e kishin hedhur lëndën narkotike në det.
Operacione antidrogë u njoftuan edhe në zonat në veri të Greqisë, fqinje me Shqipërinë. Policia e Gumenicës tha se bllokoi në rrugën Janinë-Arta një makinë të mbushur me dhjetera kilograme marijuanë duke arrestuar një shetas shqiptar.
Në dy operacione të tjera në Janinë dhe Patra, policia greke tha se kishte goditur dy grupe shqiptare që merreshin me shpërndarje në sasi të vogla të heroinës, kokainës dhe marijuanës. Sipas policisë greke rrjetet shqiptare janë aktive sidomos në zonat turistike. Policia greke tha se vetëm në zonën e Ishullit të Korfuzit gjatë këtij sezoni turistik janë arrestuar 28 persona të përfshirë në trafik dhe shpërndarje lëndësh narkotike, përfshi dhe llojet e forta të drogës is heroinë dhe kokainë.
Sigal