Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo: “Kur të shoh ty”

Kur të shoh ty në atë dritë të artë,
diçka brenda meje thyhet ngadalë,
si një kujtim që s’kam jetuar kurrë,
por që më mungon pafundësisht, pa fjalë.

Flokët e tu mbajnë erën e një ëndrre,
që s’e prek dot, por e ndjej pranë,
dhe çdo lëvizje e jotja e qetë
më bën të humbas… pa u ndarë.

NOA

Sytë e tu janë një rrugë pa kthim,
ku shpirti im endet pa zë,
dhe sa më shumë përpiqem të dal,
aq më thellë bie në ty… pa mëshirë.

Ti je një ndjenjë që s’di ta mbaj,
as ta harroj, as ta shpjegoj dot,
sepse çdo herë që të shoh në dritë,
më duket sikur po dashurohem për herë të parë…

“Dashuritë e vërteta qajnë në heshtje”
Pres fytyrën të shoh zërin ta dëgjoj
Sot mbase do të vij, jo nesër më mirë

Dhe nesër jo se nuk e dija kur
Ca ditë më shumë ja do kthehem prap unë!
Duron, qan, thërret mes zhurmash
Buzëqeshje e ngrirë në buzët tulatet

Shkëlqimi i syve po fikej ngadalë
Zhgënjimi e kish mbytur atë vajzë!
Nuk të flas më, nuk të shkruaj
Nga telefoni emrin do ta shuaj

Po vij…tha një ditë prej ditësh
Pastaj të lutem dilë më pritë!
Në varkën e lotëve të mi lundroje
Nuk pyete si ndihesha vallë për një çast

Velat i tundje furishem nxitoje
Në bregun e tundimit të dilje fitimtar!
Dashuria ska fitore për njërin nga ne
Dashurinë di ta mbajë vërtetësia dhe guximi

Kush diti nga ne të dashurojë vërtet
Kurrë nuk mundi të bëjë hipokritin!
Kush diti të dashurojë vallë
Më fort nga ne!!!