Ishte muaji prill 1943
Gjakun e dhuruat
Pasho dhe Petro për Atdhe.
Nga Ardenica ju çuan në Luarë;
bashkë me Petron për t’u pushkatuar.
Ju kapi armiku dhe ju torturoi,
por nga goja juaj asgjë nuk mësoi.
Pasho! Të thanë ik,
por ti nuk pranove!
Të dy ju pushkatuan
në lulen e rinisë.
Në pyllin e Luarit u vranë prapa kokës;
dora gjakatare, dora e Esat Toskës.
Ishte koha e dijes
Ishte koha e dijes.
Agoi një ditë e re!
Tefik shkrive pasurinë;
hape shkollë në Myzeqe.
Me shkronja e libra mbi kalë,
dilje herët në mëngjes.
Hape sytë e fukarasë
në Ardenicë e Karavasta.
Emrin dhe figurën tënde
e ka shkruar historia.
Sa dalin rrezet e diellit
shkëlqejnë mbi emrin e tija.
Moshën tënde djaloshare
Ti dhe për vatan.
Shkolla e fshatit Ardenicë
emrin tënd ajo mban.



















