Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Ç’të shikoja më përpara?

(Gurra e Prodanit)

Nëpër fusha nëpër ara,
ç’të shikoja më përpara.
Nëpër faqe seç m’u shfaqe,
si një lule manushaqe.

NOA

Ishte Prill a ishte Maj,
s’di përse mënd nuk e mbaj.
Po ti ishe kryevepër,
s’pyesje për njeri tjetër.

Pashë mbi faqet e tua,
rreze hëne si limua.
Zgjata duart mbi kodrina,
sikur binin vetëtima.

Sa i preka desh e rashë,
në një pus sa shtatë pashë.
Ata sy që vetë i rrita,
sa më deshën nuk e dita.

_____________________

Nëpër ara,nëpër fusha,
të puthte hëna te gusha.