Shefik Arifi: Pret agun nesër
Livadhet e bjeshkëve nga dimri u plakën
Vilar shirash, borë dhe breshër
Një malësor në sy s’vuri gjumë natën.
Ai pret agun nesër.
Liqeni si kau i ngordhur duket;
rreth tij bora hedh shtat,
një pemë me degët si skelete lutet,
kur, kur do të zbardh kjo natë?!
Dhe kur të mos jem më
Drejt teje vij!
Në sqepin e një zogu mbahem
Me të, çajmë erën,
çajmë shtërngatën në qiellin e mallit,
dhe të zëna t’i kem rrugët, prap do të vij.
Dhe kur të mos jem më, mos me kërkoni!
Se patjetër do jem rrugës duke ardhur.
Në vëndin tim do mbrrijë.
Le të mbetem cicërimë!






















