Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Vladimir Bizhga

755
Sigal

Parfum limoni

Në natën
Si konkubinë
haremesh,
në sythet e ngurtë
të mistereve,
më të errëta,
të zemrës sime.
Kur merimangat
bëjnë kanavacë,
dhe tërheqin ndër-thurjet,
për tenderime,
reforma,
a, stan me lepuj!
Kur bie shi,
sytë e mi,
nuk kanë fjalë
në këtë heshtje,
kur pikturoj buzët e tua.

Ditët e përrallave
Ne të dy
Ishim,
në qiell.
Në ditët
e përrallave.
Shiu ishte,
Si fëmijë
tekanjoz
dhe përfundoi
në ikje.
Nga ndërtesat
Dhe rrugët,
me pemë.
Si në një peizazh
impresionist.
Nëpër qytet,
mbrëmja.
kishte filluar
bjerrjen.
Ndjeja drojën
tuaj,
Ndjeva
ngrohtësinë
e lëkurës
suaj,
frikën tuaj,
por
edhe dëshirën.
Nëpër qytet,
mbrëmja.
kishte filluar
bjerrjen.