Melankoli
Në dritare të dy rrimë
dhe nga hëna po shikojmë
s’jemi parë dhe të mërguar
njëri-tjetrin po kërkojmë.
Jemi fare pran’në jetë
dor’ për dore gati zënë:
Diku rrugët na takojnë,
po kalojnë nëpër Hënë!
Dy Botët
Dy botë
një mrekulli…
Një jet’ më vete tirret ditën
dhe nata ngre një tjetër mbretëri.
Të jet’ e ditës
nxitojmë të harruar,
të ndjekur nga një frikë e pa formë
te jet’ e natës kthejmë
për t’ëndërruar.