Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Nostalgji dëbore

134
Sigal

Dhe unë kisha qejf , të isha sot aty

Ta ndiqnim së bashku rënien e bores:

Floknajat e saj gjithë bardhësi

dhe dridhjet e lehta të dorës.

Tē dilnim rrugëve, pa çarë kokēn

dhe nëse shkisnim , s’kish problem,

sepse të jesh gjithmonē krah teje

dhimbjet dhe plagët nuk i ndjen.

Tek ne ajo bie shumē rrallë,

prandaj dhe pritet si princeshë.

I nxjerr të gjithë në trotuar

dhe bën çdokënd të buzëqeshë.

Askush nuk do, të hyj më brënda,

ndonëse dikush dhe mund të mardhë.

Çdo prekje e saj është puthje e ëmbël

por edhe një ogur i bardhë.

Dhe unë kisha qejf të isha aty

(Por ti ftesën time se more)!

Ti shtonim vetes më shumë bardhësi,

por dhe pak spektakël dëbore