Suplementi Pena Shqiptare/ Olsi Pajo: “Në vend të përplasjes, aleancën e qytetërimeve”

747
Aleancat në shumicën e rasteve janë frytdhënëse, pasi janë bashkimet e studiuara të dy palëve me përfitim simbiotik. Secili nga mund të sjellë shembuj ku aleanca ka qenë në dobi të shteteve anëtare dhe në disfavor të shteteve të tjera, por, në rastin tonë, po flasin për Aleancën e qytetërimeve, bashkimin e kulturave në tolerancën fetare. Nuk kemi të bëjmë kualicione politike, as me bashkime për interesa të ulëta pushteti, por po flasim për unitet të qytetërimeve, për unitet që mund të çojë në zhvillim. Kurdoherë ky bashkim do të ishte më I mirë se përplasja. Përplasja sjell shkatërrim , humbje, zhdukje të qytetërimeve. Kur flasim për qytetërim kemi parasysh tërësinë e arritjeve ë fushën e kulturës material e shpirtërore dhe në zhvillimin shoqëror që karakterizon një popull a vend të caktuar. Nëse këto arritje material e kulturore të popujve të ndryshëm do bashkoheshin, do unifikoheshin, pa dyshim që nga ky bashkim, secili nga këto qytetërime do zhvillohej më tej individualisht, sepse, duke qenë në aleancë secili nga qytetërimet do kishte mundësinë të krahasohej me qytetërimet e tjera, por edhe duke u ndihmuar nga njëri-tjetri do sillte një zhvillim të mëtejshëm për secilin qytetërim. Duhet përmendur diçka e rëndësishme, nuk bëhet fjalë për një “Globalizim të Qytetërimeve”, por për një aleancë, ku, secili qytetërim unik të japë shembullin e tij në një aleancë të gjerë dhe, në këtë mënyrë, secili të përfitojë nga tjetri. Nga ana tjetër është përplasja. Të jesh nacionalist për kombin tënd sjell unitet mes popullit, por kur kjo ndjenjë kalon në ekstremizëm, kjo çon në eksese. Ashtu si Lufta e Parë Botërore, shkaqet dhe arsyet, edhe të Luftës së Dytë Botërore janë rritja e nacionalizmit dhe militarizmit. Nëse do i rendisnim ato do kishim:
1. Rivaliteti mes shteteve për të vendosur hegjemonie e tyre në kolonitë më të largëta.
2. Politika agresive që ndiqnin shtetet ndaj njëri-tjetrit dhe gara e shfrenuar e-armatimeve.
3. Konfliktet mes shteteve për pabarazinë ekonomike dhe lindja e ndjenjës së nacionalizmit.
Pra, në thelb, qëndron përplasja mes kombeve, përplasja mes qytetërimeve. Konkretisht, përse aleanca është më e mirë se përplasja? Përgjigja është e thjeshtë. Nëse, si pasojë e përplasjes së këtyre etnive në Luftën e Parë dhe të Dytë kemi me miliona viktima, rezultate të një aleance, në vend të përplasjes do kishim ato që përmendëm më lart; progres të këtyre qytetërimeve, diversitet kulturor dhe tolerancë fetare, vëllazërim mes llojit njerëzor.
Sigal