Suplementi Pena Shqiptare/ Aleksandër Moisiu: Magjistari i artit të skenës

760
Aleksandër Moisiu lindi në qytetin e Durrësit ne vitin 1879. Prindërit e aktorit të shquar shqiptar ishin nga vende të ndryshme të Shqipërisë. I ati nga Kavaja, ndërsa e ëma në atë kohe ndodhej në jug të Italisë. Me bashkimin e prindërve të tij aktori e kaloi pothuaj gjithë rininë e tij në qytetin e Durrësit dhe më pas në Tiranë duke u larguar në moshën 20-vjeçare nga Shqipëria për t’u zhvendosur së bashku me nënën dhe dy motrat e tij në Vjenë të Austrisë. Me kalimin e kohës qyteti austriak, përveçse shtëpia e tij e re, u bë edhe stacioni i parë i karrierës së tij. Aty aktori i madh shqiptar Aleksandër Moisiu, pati fatin të njihej me aktorin austriak që në atë kohë përjetonte një sukses mjaft te konsiderueshëm. Xhosef Kainz, i cili e ndihmoi shume aktorin tonë për hapat e tij të para në boten e aktrimit. Shekulli XX ishte edhe momenti kur Aleksandër Moisiu filloi të njihej në rang botëror dhe të konsiderohej si një aktor mjaft fisnik. Me pas aktori i shquar shqiptar merr vendimin të zhvendoset në Pragë dhe në Berlin, aty përsëri ka fatin të njihet me një aktor tjetër të suksesshëm, Maks Reinhardin. Pikërisht në këtë vend në Reinhard Ansambël në Rusi, aktori i shquar shqiptar vlerësohet me çmimin e parë nga dramaturgu dhe kritiku Anatoli Lunaçarski, për interpretimin e tij tek Odipi. Ky vlerësim përbën edhe çmimin e parë në karrierën e madhe të Moisiut, si dhe nismën e një periudhe të re plot vlerësime e interpretime të suksesshme. Aktori i madh shqiptar vazhdon të interpretojë në rolet më të spikatura të asaj kohe. “Hamlet” në Teatrin Popullor të Vjenës ne vitin 1922, “Fedia” e Leo Tolstoit dhe “Kufoma e gjallë” ne Berlin ne 1922-in. Akeksandër Moisiu vazhdon të aktrojë vazhdimisht në veprat më të spikatura duke arritur majat e teatrit botëror me perzgjedhjen e tij në rolin e Romeos në veprën e famshme Shekspirane “Romeo dhe Zhulieta” në 1907-ën duke lënë të gjithë të shtangur me aftësitë e tij interpretuese.
Moisiu tregon për veten DEBUTIMI IM NË BURGTEATËR
Kur jetoja në Vjenë, isha i ri dhe i varfër. Për të fituar bukën, u jepja mësime private të gjuhës italiaNe disa nxënësve. Në atë kohë e ardhmja ime ishte shumë e errët. Nevoja për të jetuar. oreksi i madh, zorret që më gërryenin, më detyruan të punoj si figurant në Burgteatër duke marrë çdo mbrëmje një shpërblim fare të vogël. Që të them të drejtën, pa u mburrur, nuk isha. figurant, po ndihmësfigurant. ose më mirë te themi statist i thjeshtë. Për punën që bëja, merrja 1,35 marka për çdo shfaqje. Si statist, luajta rolin e një plaku grek në pjesën “Mjeshtër Palmira” dhe atë të një plaku romak në tragjedinë “Jul Çezari”.
Por ja, në komedtnë e Molierit “Taitufi” m’u dha gabimisht roli i shërbëtorit tëTartufit,që kishte një emër: ai quhej Lorenc. Roli nuk ka asnjë fjalë, por atij i flet Tartufi. që e interpretonte Jozef Kainci. Atë unë e kisha parë shumë herë. kurse ai rnua asnjëherë.
Tartufi hyn në skenë nga ana e majtë, i përcjellë prej shërbëtorit. Para se të dilnim në skenë, unë isha afër Kaincit dhe i thashë “mirëmbrëma”, por ai nuk ma vuri veshin dhe as më shikoi. Me gishtin tregues të dorës së djathtë, hoqi pLuhurin nga sipërfaqja e një mobiljeje dhe i tha inspektont të skenës: ”Duhet të kujdeseni që të ketë më shumë pastërti në teatër?!” Inspektori i nevrikosur iu përgjigj: – “Zotni Kainc ju lutem hyni në skenë” dhe shtoi, duke u drejtuar nga unë: – “Edhe ju”.
I gatshëm dhe i shpejtë. Kainci filloi rolin e vet: – “Lorenc, o shërbëtori im, më përgatit petkat e pendesës…Në cast Kainci ngre sytë, shikimet tona kryqëzohen, ai thotë edhe tri fjalë dhe i mbahet goja.
Sufleri. një burrë i moçëm miekërosh, i kujton aktorit fjalët e rolit. Mua më mbulojnë djersë të ftohta. Inspektori vrapon si një shpëtimtar dhe, më në fund, e ndihmoi Kaincin të dalë nga kjo gjendje e vështirë.
Pengimi që i ndodhi Kaincit. pati pasoja, jo për të, por për mua, pasi të nesërmen. nisën të më kërkojnë nëpër të gjithë Vjenën. Kur më gjeten, më thanë se zoti këshilltar mbretëror, doktor Shlenter, kërkonte të fliste me mua! Nga këto fjalë unë u çudita shumë.
Iu paraqita Shlenterit. i cili me njerëzi më tha që t’i recitoja diçka. “Nuk di gjë përmendsh”, i thashë dhe i premtova se do të mësoja diçka. Pas një bisede të shkuitër me kolegët e mi figurantë, vendosa të mësoj diçka nga “Rikardi III”.
Këtë ia recitova doktor Shlenterit me një gjuhë të keqe; por ai, si guximtar që ishte. më paraqiti përpara kolegjiumit drejtues të Burgteatrit.Të gjithë personalitetet e mëdhenj si: Sonetali, LEvinski, Bermajsteri, Harmani e të tjerë, pas një diskutimi serioz, vunë nënshkrimet e tyre në një copë pusullë, ku edhe sot mund të lexohen
këto tjalë: -“Aleksandër Moisiu. lindur Baba…….. Shkolla….. e tjerë, është i paaftë për t’u bërë aktor”.
Po rugët e fatit janë të çuditshme dhe unë ndoshta do t’i isha nenshtruar këtij vendimi sikur Jozef Kainci mos t’i kishte dhënë
rendësi atij pengimi të gojës, që i ndodhi kur më pa, dhe sikur të mos më kishte mbrojtur.
Ai më tregoi rrugën, që unë ndoshta do ta kisha humbur njëherë e Pergjithmonë.
Sigal