Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Osmani: Ndonëse nuk jam bërë poete

Dhe në bëhem ndonjëherë

s’flas dot me pompozitete!

Sigal

Lapsi im i thjeshtë,

nisa t’i çajë këto dete.

Lundër e shpirtit të gjerë,

më çoi në ca planete …

të takoja miq të tjerë.

Disa tashmë për portrete,

poet që kur kishin lerë .

Gjuhë rrallë penë më vete

edhe vlera mbetet vlerë.

Ka disa që vënë trumpete

vesh më vesh e derë më derë .

Porse një i /e aftë s’ humbe,

s’ka përse borisë t’i bjerë…

Jeta nuk të shtron tapete.

Dallgë e sajë s’di ku të nxjerrë.

Desha të bëhem poete

dhe s’u bëra asnjëherë.

Vargut i lash amanete,

të mos tretet nëpër erë.

S’jam Shekspiri për Hamlete

thjesht të mos jetë si të tjerë.

Të ketë lartësi tek retë,

fund krye një të prerë.

Me tabanin fletë më fletë

pa fustan të rremë karrierë…

Ndoshta s’u bëra Poete

por ju deha disa herë!

Zemrës fsheha një sepete

ju qerasja buzë me verë…

Verë e puthje për lezete

për t’ju ngritur tjetër sferë

Ndonëse nuk jam bërë Poete

Porse ja, u jam bërë ferrë…