Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Gjoni: Mirëse erdhe Aleks

18
Sigal

O po- po sa u gëzova!
Lajmin e pritur e mora.
Djali i vëllait u bë me djalë;
baba për herë të parë.

Siç e do zakoni e adeti,
hekurin kapa nga gëzimi.
Syt ngrita nga qielli,
e nga baba Tomorri.

Shpreva një dëshirë:
Jet të gjatë të bukur birë.
Aleks të pagëzuam,
100 të gjithë uruam.

Pëllumb i paqes na gëzove.
Botën sot na dhurove.
U rritsh me babë e me nënë,
mos të hyftë gjëmb në këmbë.

Hape derën gjysh Viktori,
se të erdhi trashëgimtari.
Shkriu dhe bora nga mali.
Doli dielli erdhi behari.