Suplementi Pena Shqiptare/ Lulëzime Malaj: Gruaja

Gruaja një trëndafil me vesë në agim,

dhurata më hyjnore që Zoti krijoi mbi tokë!

Sigal

Ardhmëri e njerëzimit, që sjell jetë në një jetë,

gruaja, është po aq e brishtë, sa edhe e fortë!

Gruaja, lindi për të qen unike në këtë botë,

ajo sakrifikon e fal pa kushte dashuri.

Rregullator i familjes të kësaj jete me halle,

gruaja, fisnikja, shëmëlltyra e diellit,

që ngroh e ndriçon këtë botë budalle,

e s’kërkon asgjë në këmbim!

Pas derës së familjes, viktimë është gruaja;

dhunohet e masakrohet barbarisht.

Kush ngre dorën mbi gruan, është shëmbëlltyra

e djallit, njerëz pa zemër e pa shpirt!

Grua e dhunuar me sy të nxirë e shpirt të lënduar,

viktimë e sistemit shoqëror, aq të vjetër dhe të ri.

Viktimë e problemeve sociale;

mentalitetit të pacivilizuar, varfërisë pa kufi!

Grua, lufto diskriminimin, pabarazinë,

shkeljen e të drejtave të njeriut,

për paqen dhe sigurinë!

Grua, mos hesht!

Ngrije zërin për kauzën e shenjtë, mbrojtjen e jetëve,

të grave në të gjithë botën!

Mjaft më!!

Jetën ta ka falur Zoti dhe vetëm ai, do të ta marrë atë!

Unë si grua protestoj!

Apel grave, ndal dhunës së gruas në të gjithë botën!

Grua! Buzëqeshja është e bukur në sytë e tu;

në syt’ e tu oqean shndrit jeta, zëri yt le të kumbojë!