Suplementi Pena Shqiptare/ Xhevahir Spahiu: Kosovarja

210
Sigal

Në hyrje të shekullit të njëzetë

nxorën në bankë të akuzës,

një malësore të thjeshtë.

Ajo pas hekurave të burgut kishte

pyetur:

Përse?

Ata i thanë:

Sepse!

Ajo në gjyq:

Përse?

Ata:

njëherë ke thënë se…

Sy të habitur

në sallën e tymtë.

Përse? Jua them unë,-

tha ajo, më në fund.

Kosovarja para gjyqit,

zbuloi veshjen e saj,

sikur të zbulonte një thesar.

Jeleku i kuq:

xhubleta e zezë!

Ja: për këto po më dënoni,

ju të një toke tjetër!

Në sallë u shpalos

trupi i saj.

Një flamur kuq e zi

dhe, zemra në flamur

si shqiponjë lëvizi.