Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Gjoni Alushani: Macja ime bukuroshe

Kisha një mace bukuroshe,
luante qoshe më qoshe.
Macja ime laramane,
naze madhe sqimatare.

Bëhesha gati që të dal.
Më përcillte macja ime ,
mbrapa derës më priste .
Murmëlliste gjithë gëzime.

Sigal

Hape derën bukuroshe,
sa fort macja ulëriste;
vetëm që nuk kishte gojë,
ndodhej në faj, në gabime.

Ikën vitet u plak macja ime,
ashtu si çdo gjë që frymon,
Iku iku për gjithmonë!
Vëndi saj mbeti bosh.

Gjithë adetet unë ja bëra ,
bukuroshes lozonjare.
Po ju flas ashtu nga zëmra,
s’mbahen kafshët mbyllur brënda.

Të kënaqin, stresin ta largojnë.
Në shtëpi është e vështirë.
Lër shërbimin e shpenzimet ,
po dhe largimi shumë vështirë:

E kisha dëgjuar e provova ,
shumë përshtypje ajo më la!
Kur bukuroshja u dorëzua ,
Vetmin zgjodhi me u nda.

Donte larg meje të ishte,
ku mos ta shinte njeri,
Ndofta keq asaj i vinte ,
kjo më bëri shumë çudi.

Kur luanim dhe përqafonte,
Kur mërzitesha ajo ndjente,
vite hopa belbëzonte,
Me hundën e vogël më prekte.

Lamtumirë bukuroshja ime,
me asnjë mace s’të krahasoi!
Ti më erdhe si peshqesh,
me tjetër s’të zvëndësoj.