Sot, binte shi i ngrohtë,
Puthte ajrin
Dridhej,
Pikonte,
Këmbëve të mia,
Mbështillej
Kërcenin balerina piklash me fustan të ujtë..
Kërceja dhe unë nën çadër e lumtur,
Pemët vështronin qerpiklagura,
Këmishëngjitur puthitur lëkurës së tyre…
Një uverturë e bukur,
Ngrihej butë butë qiellit të lagësht,
Shoqëruar nga buzëqeshja ime,
Nga dashuria ime e zëshme,
E çiltër për Ty.
Ti ishe aty
Në pritje të ëndrrës së ylbertë .





















