Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Erebara:  Vetёm njё natё lumturi?!

365
Sigal

 

Fragment poeme

Mjaft! Mjaft mё!

U lodhёm me duartrokitje tё mjera

Kllounёsh bajatё,

Dёshtakёsh tё veckёl tё Kombit,

Tregtarёsh ambulantё shpirtrash!

Ah, moj toka ime!

Deri kur do t’i mbash kёto hijena?

Deri kur do t’i dёgjojmё

Tё na thёrrasin,

Tё na godasin,

Tё na kёlthasin,

Vrasin,

E ne,

Tё pafuqishёm veҫ  t’u bindemi?!

Mjaft mё! Sipari ra.

Aktorёt dolёn nga skena

Duartrokitje s’ka mё

S’ka se si…

ҫurgat e lotёve na i njomin pёllёmbёt.

Hajt pra,le tё pёrpiqemi

Tё harrojmё disi kryqёzimin tonё tё gjaktё

Kemi kaq shumё nevojё pёr njёri-tjetrin!

Pёr ngrohtёsi, ngrohtёsi…

Dua tё jetoj.

Tё jetoj e lirё jetёn qё ma krijuan

Tё jetoj deri nё thellёsinё mё tё fundit

Deri nё hapёsirat mё tё paskajshme

Tё ngushёlloj  ҫ’janё pёr tё ngushёlluar,

Tё gёzoj, ҫ’janё pёr tё gёzuar

Dhe kёsisoj tё ndihem e lumtur.

Po sa larg ёshtё kjo ёndёrr?

-larg sa njё ёndёrr…!

Mё duhet tё luftoj

Kurse ti, i ngazёllyer, i tronditur, i dridhshёm

Si nje gjeth qё nё tokё s’do tё bjerё,

Qёndron kёsaj nate bri meje dhe hesht.

Nё heshtje mё ve nё duar Lirinё!

Lirinё?!…

Askush nuk na pushtoi, asnjё i huaj,

Mё zi akoma,

-kishim pushtuar vetveten.

I kishim lidhur sytё, gojёn, trurin

Nё duar kishim rrasur nga njё flamurkё

E nga njё thikё.

Nuk shihnim, veҫ dёgjonim

Kumbimin e zёrit tё magjepsur

Dhe s’bёnim gjё tjetёr, veҫ  vulosnim

Shkatёrrimin tonё

Gjithёsesi  tё vdekur.

Dua tё jetoj!

Unё dhe fёmijёt e mi duam tё jetojmë

Nuk duam kurrёsesi  tё  bёhemi  fli e njё karrigeje,

Njё busti,

Njё idhulli,

Njё ideje tё grisur!

Ku ёshtё rruga ime, ku?

E mbollёn me ҫibanё betoni

E shkelёn pёrdhunshёm

E pёshtynё, e rrёzuan, e vranё…

Dhe ju qё shfaqeni si hijena

Pёrse s’mё lini tё jetoj?

Fёmijёt e mi pёrse doni t’i vrisni?

Me ҫ’tё drejtё ju, na gёnjeni?

Me ҫ’tё drejtё ju,

Na ҫoni drejt vdekjes tё sigurt e pakthim?

Nё emёr tё kujt duhet  tё flijohemi?

Nё ҫ’altar lirie duhet tё biem?

Nё fund tё fundit, pёr ҫ’liri bёhet fjalё?

Ndaj Unё dhe Fёmijёt e mi

Ju  akuzojmё!

Ndaj Unё dhe Populli im

Ju akuzojmё!

Ndaj Unё dhe Historia

Ju akuzojmё!

Paҫka se ju, s’na dёgjoni

Nga zhurmat e karrigeve

Qё ia tёrhiqni tinёzisht njёri-tjetrit

Ne akuzojmё!

Akuzojmё!

Akuzojmё!

Nё emёr tё jetёs

Qё duam tё jetojmё!

Qoftё edhe duke shkelur

Mbi kufomat e trupave tuaj,

– vjedhur edhe ato,

Pёrdhunisht prej nesh!

Po ç’ёshtё kёshtu?

ҫ’po ngjet me shpirtin tim, tёndin,

Me ne tё gjithё qё jemi egёrsuar

Qё fjalёt na janё bёrё tё vrazhda,

Zemrat tё ftohta,

Jetesa e rёndё

Na ҫudisin dasmat,

Tё dashuruarit qё puthen

Nё po ato rrugё ku barisnin tanket,

Fёmijёt qё lindin,

Mimozat qё paskan ҫelur,

Dielli qё u bё mё i ngrohtё,

Kortezhet e pёrmotshme,

Lypsat qё janё po ata

Dhe deti qё qenka pёrsёri  kaltёr!

O Zot! I paskemi harruar

Siҫ paskёshim harruar edhe ditёlindjet tona,

Siҫ mbyllёm nё kujtesё shumё gjёra

Nё emёr tё lumturisё,

Tё lumturisё sonё,

Nё emёr  tё  shumё  netёve  lumturi!