Suplementi Pena Shqiptare/ Valter Dauti: Ndjesi femërore

329
Sigal

Harroi frymën nëpër kopsht,
Në rendje e sipër, stinë e re…
Qershiza, shkundi gjumin, plogësht,
zbardhoi papritur dhe u deh…

U qesh, u ndeh, si re me dhele,

Mbi kopsht… e vetme dhe e ve…

Ah, për pak ditë… u vesh si nuse!
Ndër fllade, ndante copa letre…
Ç’i dashur vallë, i kish bërë lutje?
të lidhnin bashkë kontratë martese?

… Pastaj, u skuq … Flaku shamitë,
lozte me ëndrra… hijerëndë…
Ndoshta kujtonte virgjëritë!
… e ndiente ndoshta… veten nënë!

…Ç’m’u ndez kështu në kopsht qershia…
Me zjarr që djeg dhe vetë njerinë!
Qeshte siç qesh veç dashuria,
Digjte dhe ndizte vetë dashurinë…!

…Ç’iu bë argjendi i dikurshëm?

Që ndillte flirte nëpër qiej?

Qeshte si vajzë… qershiza zhurmshëm,

Te derdhte valë-lulesh – përrenj!

…U ngjall sërish frymë e harruar?

O kopsht! Qershinë sërish e deh?!

Ç’i vesh fustan të nusëruar,

Nën vello, skuqjen-prush ç’ia fsheh ?!

…u skuq, u skuq…  frymëz në vjeshtë…

Turpin rrëzoi përdhe… atje…!

Dhe për çudi,  një zë i fshehtë,

prej mëme-trill- trupit i fle…

 

…pa nis, mister mëkon sërish …

te femëron…me frymë qershish…