Këmbimi valutor/ Dollari forcon pozitat ndaj Lekut, rritet lehtë Euro

544
Sigal

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten, monedhat e huaja kryesore euroja dhe dollari amerikan forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot me 124.10 lekë ose 0.01 lekë më shumë dhe dollari amerikan u forcua me 0.4 lekë duke u këmbyer me 109.94 lekë. Ndryshe nga euroja dhe dollari, monedha britanike nuk e ka ndryshuar vlerën e këmbimit me një ditë më parë.

Paundi britanik këmbehet 138.63 lekë.

Zhvlerësim të lehtë ka pësuar franga zvicerane, që këmbehet me 116.77 lekë, 0.001 pikë më pak se dje.