Vlorë/ Dorëhiqet pas një muaji në detyrë kreu i Kadastrës, i shtati brenda 10 muajve që lë detyrën

320
Sigal

Nuk ndalen dorëheqjet në Vlorë, drejtori i Kadastrës lë postin pas 1 muaji në krye Ka dhënë dorëheqjen drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë, Jurgen Pilkapi. Ky është drejtori i shtatë brenda dhjetë muajve që jep dorëheqjen. Pilkapi kishte vetëm një muaj e pak ditë në krye të kadastrës së qytetit bregdetar. Ashtu si edhe drejtuesit pararendës, arsyeja e dorëheqjes thuhet se është personale. Megjithatë, pikëpyetjet mbeten tek problematikat me regjistrimet e pronave në bregdet. Në një intervistë televizive 2 ditë më parë, Artan Lame, kreu Kadastrës, lajmëroi se Kadastra e Vlorës do të ristrukturohet pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme. Regjistrimi do të bëhet nga ekipe nga Tirana me matje në terren dhe hedhje të të dhënave në një hartë të përbashkët. Aty pritet të dalin në dritë mbivendosjet dhe abuzimet që pretendojnë banorët.