Suplementi Pena Shqiptare/ Lazër Stani: Libri “Nëse do jem gjallë deri nesër” , reflektim për dilemat që struken brenda qenies tonë

41
Sigal

Nga të gjitha tregimet e përfshira në këtë libër, njeriu është viktimë e historisë, por ndërkaq këtu qëndron edhe paradoksi i këtyre tregimeve, sepse vetë njerëzit e bëjnë historinë, janë protagonistë dhe viktima të saj njëherësh. Ky paradoks qëndron si nyjë e pazgjidhur që e shtyn lexuesin që, ndërsa shfleton tregimet e këtij libri ta motërzojë secilin tregim me një histori tjetër diku gjetiu, si dhe me përvojat individuale, duke sjellë në ngasje një reflektim të shumëfishtë e të thellë për shqetësimet dhe dilemat që struken të përgjumura brenda qenies tonë. Letërsia e mirë nuk mund të bëjë më shumë për njeriun.