Makina përplas një këmbësore në Durrës, qytetarja dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në rrugën “Vëllazërimi” në Durrës.

Një automjet ka përplasur një grua këmbësore, e cila po kalonte rrugën.

Sigal

Pas aksidentit, ajo është transportuar me autoambulancë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.