Ylli Dylgjeri: Flamuri shqiptar në mitingun e Presidentit Trump!

365
Sigal

Flamuri shqiptar në mitingun e Presidentit Trump!

A ka pasur reagim për reciprocitet Ambasadorja
jonë Faber në SHBA? A është befasuar? A ka lidhje Shqipëria me demostraten përpara Capitol Hill?
Janë disa pyetje që duhet të na i sqarojë Diplomacija jonë. Apo akoma nuk e ka marrë veten MJ nga largimi
i Gent Cakaj Momentumit! Ja çfarë u tha nga zonja Yori Kim diten e Mitingut Presidencial në Tiranë:

“U befasova kur pashë flamurin amerikan
në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo ngatërresë, duam t’ju qartësojmë se ndërsa SHBA mbështet të drejtën e tubimit paqësor, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”, shkruan ambasadorja Kim në rrjetin social Twitter.

Aman na e sqaroni zonja Olta se po na e lenë në
dere Ne- ve, shqiptareve, edhe këte katrahur në SHBA.
Kemi standarte të tjera demokracie këtu!
Nuk mban me Lideri ynë halle. Boll ka Rajonin.