Dhe unë do të puth butësisht si mëndafshi,
jam e sigurt, se s’do më thuash; Je e marrë!
Poshtë gushës, ku shpërthen petalet afshi,
do mbjell puthjet, një nga një, me radhë.
Dhe do lë pas ndrojtjen, të gjej një shteg,
edhe sikur, ai i uruar, të më ccojë në ferr,
mos qofsha gabuar, ke dashur të vish vet
dhe unë, ndaj kacavirrem lule manaferrë.
Jeta s’është e shkurtër për të thënë,të dua,
as shumë e gjatë për të mbajtur mëri,
pëshpëritmë si era dhe dorëzohu tek mua,
të bekojë, me ujë dafine, si Shën Mari…




















