Mos u ligështo nëse me gur të kanë qëlluar!
Jo pika loti, të lutem, ti aspak mos derdh,
se dardhën e mirë gjithmonë e kanë trazuar,
të kalburës nëpër degë askush syrin s’ia hedh.
Kjo bukuria jote paska qenë petale praruar,
sa xhelozia e cmira me ty e kanë zënë keq,
dhe nëse të përçmojnë,ti mos rri turpëruar,
se kur koka jote arrin qiejt,e tyrja zvarritet nën dhe’.




















