Suplementi Pena Shqiptare/ Mexhit Prençi: Kultivimi i komikes sfidë ndaj humorit vulgar e banal

542
Sigal

Duhet marrë shembull nga Kristo Floqi, Cajupi, Çomora, Buxheli, Bubani, Pulaha, Kapexhiu, Devole, etj.

KULTIVIMI I KOMIKES & SHIJEVE ESTETIKE SFIDË NDAJ HUMORIT VULGAR E BANAL

 “Me fjalën time te hidhur  mund të qeshni përjetëNIKOLAI  GOGOL “ –

 
MEXHIT PRENÇI, kritik arti
1

Si kritik arti jam  kundër qasjes se gabuar të shkrimtarëve humoristë të patalentuar që aplikojnë humorin vugar e banal, arrarisur nga shijet e përparuara estetike që kultivojnë të talentuarit. Dostojevski do të thoshte: “Talenti është aftësia për të shprehur bukur atë që mungesa e talentit e shpreh shemtuar”. Sipas meje,  shkrimtari humorist i talentuar krijon tekste me vlera të larta; i patalentuari shkruan tekste  te nivelit nënmesatar; humoristët mediokër zhgarravisin tekste me humor vulgar e banal. Madje edhe me fjalë të tilla që bien erë të keqe, ku komikja pëçudnohet. Parë nga ky këndvështrimi tekstet komike me humor cilësor i krijojnë vetëm shkrimtarët e  talentuar.

2

Historia e humorit dhe satirës shqiptare dëshmon se kultivimi i komikes me shije të lartë estetike dhe vlera artistike është kontribut i shkrimtarëve humorisitë të talentuar: Kristo Floqi, A, Z. Cajupi, Spiro Çomora, Qamil Buxheli, Dionis Bubani, Pëllmb Kulla, Tasim Alia, Ruzhdi Pulaha, Bujar Kapexhiu, Koco Devole, Fillip Cakuli e tj.

Është kahje e duhur  mbështetja e këtyre shkrimtarëve në humorin e traditës popullore dhe ngritja në nivel profesinional duke e pasuruar me elemente të  një traditë të re, vazhdim i vazhdim  i parës. Ndërsa shkrimtarët e sotëm humoristë. e refuzan  këtë traditë pozitive. U sulën si dhitë në tërshërë dhe u ushqehen  e ngopen me humorin e huaj e mbetën hije e tij, por kur guxuan që krijimet e tyre humoristike me fantazi të pa arsyeshne, t’i gërshetojnë me të huajat, u krijua një palo humor karrikturë me erë të keqe, që provokon të qeshurën komike pa përmbajte & fjala “mut” filloi të përsëritet me dhjetra here ne nje tekst të shkurtër, siç do ta paraqes me poshte.

3

Disa prej këtyre humorucëve e konsiderojnë veten shkrimttarë klasi, madje edhe “modern”. Argumenti se  kanë tridhjet vjet që shkruajnë tekste humoristike është nul. Koha e gjatë është faktor pozitiv kur shkrimari mbështet në traditë dhe e pasusuron, me ide, mesazhe e  me forma të reja shprehëse të humorit e satirës, që godet të keqen nga pozitat e së mirës & të bukurës. Po kjo kërkon  kulturë të përgjithshme, dije të thella teorike dhe vizione e këndvështrime të reja çka mund të realizohen vetëm nga të talentuarit, madje nga ata, që janë të vetëdijshëm  se po s’e ushqeve talentin me dije nëpërmjet një punë sistematike, ai zvjordhet e thahet si trëndafili qe nuk ’ujitet.

4

Siç e cika më sipër shkrimtarët humoristë  mediokër skruajnë tekste komike që t’u pelqejë shtresave të ulta të shoqërisë të cilat të  gajasen me humorin  gallatë që ata u servirin. Qeshin me fjalët e pista, me erë të keqe  si : mut (që zë vendin kryesor), pordhac, trap, rrotë, ka… by.. qir.. qelbësirë, ndyrësisë, mos ma #aj trapin, të q..motën, karakurvë muti. madje edhe me shprehje skandaloze si kjo që po u rrëfej më poshtë: Mësuesja që iu jepte nxënësve mësim onllajnë i thotë njërit t’i bënte një foto. Ai merr aparatin, Ajo pozon.  Në çastin kur po  shkrepte ajo shqipton fjalën stop., foton e dua të bukur i thotë, Ai, të bukur do ta bëj… Ajo buzëqesh ëmbël dhe i thotë: “Ma bëj shumë të bukur të hëngsha mutin”. Nxënësit qeshnin e s’pushonin së qeshuri…E revoltuar u sulet atyre e i qëllon me pëllëmbe ne fyttyë  dhe u shkul leshrat e kokës.

5

Këte togfjalësh që bie erë të keqe e gjen në çdo tekst të shkrimtarucëve banal e vulgar. Edhe për kryeministrin është shkruar i njëjti togfjalësh thënë nga një grua kur nje gazetare po intervistonte njerëzit në rrugë. Ajo i afrohet dhe i akërrohet gazetares: “Mos ma shaj kryeministrin, moj kurvë muti, U bëre ti ë kritikosh atë që marrtë nga ditët tona. Ai është babai jonë, babai i kombit. I hëngersh mutin “.

6

Shkrimtaruci X e tekstoi këtë situatë. Regjisori Ye inskenoi, Aktori ZH e interpretoi duke theksur togfjalëshi: “I hengshi mutin kryministri” dhe në  mbrëmje u shfaq  për   spektaklatorët që preferonin e gajaseshin me humorin vulgar e banal që s’ka vlerë artistike as estetike.

7

Nuk përjshtohet rasti që nnë rrethana e situata të ndryshme, fjala me erë të keqe  ta humbës kundërmin e saj që qelb dynjanë dhe të marrë vlere estetike. Këtë e promovon skica humoristike e një shkrimtari amerikan: “Një lypës veshur me rrecka, ulur mbi gazeta, është strirë përpara portës së madhe të një gradaçeli madhështor. Sa herë hyjne e dalin bosët barkmëdhenj ai zgjat dorën dhe përsërit refrenin “Më fal një cen zotëri të dhëntë Zoti shëndet” Shumica e shohin me përbuzje…Ndonëri i hedh nje dollar, si kockën qenit. Autori i revoltuar e mbyll  Skicën satirike me togfjaleshin: “TË DHJEFSHA AMERIKË”

8

Humori është ndër gjinitë e vështira të prozës. kërkon shkrimtarin humorist imteligjent, me shije të perparuara dhe dije e koncepte të promovuara, të cilat ai i bën  pjese te vetëdijes krijuese çka krijon jo vetëm tekste humoristike cilësore,  por e aftësohet edhe për të gjykuar  me kompetencë vlerat e jovlerat &  për të debatuar si profesionist.

***

Te shkrimtarët humoristë të sotëm dhe aktorët  komikë nuk shquaj përgadtjen e duhur. Ka mungesë njohurishë për  komiken, subjektin dhe objektin komik, për humorin me shije estetike dhe të qeshurën komike, që qëndron jo te subjekti por te objekti komik i dukurive  negative të realitetit që shndërrohen në realitet artistik.

***

Kjo reflektohet në debatin “C’ËSHTË HUMORi?”,  midis shkrimtarit humorist X dhe kritiku Yt te  artit; Fjalën merr   X. Fryrë si persomazh pozitiv i realizmit socialist përgjigjet pa e vrarë mendjen: “Humori është humor.” Kritiku Y i arit i hedh  X-sit  një vështrim çuditor e habitor. Ai i ngehur si kaposh! i thotë: C’më shikon ashtu?.. Po, po,  humori është humor dhe pikë. Kritiku i artit pasi  kruan zërin, bën një pauzë njëminutshe dhe i thotë: Me këtë trifjalësh s”ke thënë asgjë.  X : Unë, unë s’kam thënë asgjë… Kritiku Y përsërit: S’ke thënë asgjë, asgjë” Është njësoj si të të thuash guri është gur, mali ëshë mal, komedia është komedi, poezia poezi. madje politika është politikë siç thonë deputetët injorantë të Kuvendi.

9

Ky nivel pa nivel e ka burimin te mungesa e kultuës së pergjithme dhe asaj profesionale; te leximet përciptas  të literaturës  pa i përvehtësuar. Urtaku do të thoshte nuk merr dije i pavëmendshmi që ha (lexon) shumë, por ai që bluan mirë.  Ata nuk kanë mësuar se  ç’është e qeshura komike,  objekti i humorit, shijet e perparuara e të kultivuara e të tjera, e të tjera, çka ia fysin rroma për toma si t’u shkrepet, pa e ditur se pomovojnë mediokritetin e tyre.

***

Vetëm shkrimtarët   dhe artistët e talentuar, të pajisur me dije të shëndosha dhe të thella, dijnë   të aplikojnë mjetet humoristike të komikes, nëpërmjet së cilës qeshen e përqeshen dukuritë negative të realitetit, fshikullohen, ironizohen e satirizohen veset dhe të metat e njerëzve në çdo fushë të jetës, Objekt të humorit, satitës dhe komikes janë:  cmira, ligësia, egoizmi, vesi i keq, imoraliteti, tradhëtia,  dyfytyrësia, poshtërsia hajdutëria, babëzia e të pasurit, karrierizmi i pushtetarëve, etja për pushtet absolute e atyre që synojnë fronin e lartë, pa patur asnjë merite,  e të tjera e të tjera.

10

Shqipëria e sotme është pushtuar nga këto dukuri e vese sidomos në rrafshin e politikës, të drejtësisë, ekonomisë, po edhe në rrafshin e moralitt, të humanizmit, barazisë  sociale . Shqipëria ëshë zhytur në kriza të gjithanëshme. Shkatarë janë lërit politikë aventurierë e gangster.  Misioni i humorit dhe satirës është t’i gogas pa mëshirë ata dhe bashkëpunuesit e tyre si bartës të së keqes, t’i godas  me të gjitha mjetet figurative humoristike nga pozitat e së mires e të bukurës.,  Kjo kërkon nga shkrimtarë humoristë dhe aktorë profesionitë, përkushtiim maksial  për të zgjeruar njohuritë në rrafshin e shijeve të përparuara estetike, por edhe per të mësuar më shumë  për dimesionet e komikes, të qeshurën  komike, subjektin e objektin komik duke ju referuar edhe mendimeve  të  personaliteteve te shquar që nga Platoni:

***

I pari PLATONI:  e  përcakton komiken si lidhje  dialektike të kundertash midis qeshjes dhe seriozitetit, Ndërsa  ARISTOTELI: e sheh komiken si kontast të së bukurës me të shëmtuarën  veshur me maskë. HEGELI: komiken e shquan ne kontradiktën midis nje rastësie krejt te parëndësishme që fryhet e zmadhohet deri ne nivelin e qëllimeve substanciale, me vogëlsitë e rastësive dhe pretendimit që subekti komik i vlerëson seriozisht.  KANTI: e përcakton thelbin e komikes te përqëndrimi i vëmendjes përqëndruar në asgjë. Komikja mund të shfaqet edhe si kontadiktë (mospërputhje) midis qëllimit dhe mjetit, shkakut dhe pasojës, veprimit dhe pësimit. Komiken e sheh  edhe në kontradikten e palogjikes që jepet me formë logjike. Te komedia “Borgjezi fisnik” mësuesi i dancit përpiqet t’i mbush mendjen Zhordenit se pa valle njeriu nuk mund  të bëjë asgjë. Midis absurdes dhe te paarsysehmes shfaet komikja.

11

Arratisja e shkrimatucëve dhe aktorëve karagjoz nga shijet e përparuara dhe kuptimësite e komikes , ka bërë që ata të aplikojnë  qasjen më të gabuar komike  ku përqeshet\n:  Sakati, kurrizoja, idioti, njeriu me sëmundje mendore e të tjerë kësisoj. Bëhet humor vulgar e banal melfigurën e malsorit, fshatarit dhe dialektet e tyre ku  perçudnohet kjo pasuri e artë e gjuhës shqipe.

12

Skandaloze konsideroj  përqeshjen  e figurave më të ndritura të kombit tone sI Skënderbeu, Ismail Qemali,  Nënë Tereza, Ahmet Zogu Isa Boletini e tjere. Kulmi arin kur përqeshet edhe Papa Voitili  që ishte i pari Papë që vizitonte Shqipërinë  më 1993.  Sapo zbre t nga avioni në Rinas, përkulet e puth dheun & bekon tokën tonë dhe gjithë shqiptarët.. Duke u ngritur më këmbë i dridhën gjymtyrër\t (nga pleqëria). Humoristi maskara shkruan tekstin, e vë lojë, e përqesh. Regjisori budalla e inkenon dhe e shfaq në skenë. Prêt duartrokitje. Spektatori  i jep këmbëtrokitje, i revoltuar boshatis sallën. Urtaku nge duart lart: “O Zot! Pse pse gjuan me rrufe mbi maskarenjtë që  baltosin Personalitetet më ë Shquara të Kombit.

***

Unë si kritik arti stigmatizoj  intelektualët që  heshtni kur eshte e domosdoshme te flasin. Akademikeve u hedh ujë të ftohtë të zgjohen nga gjumi i thellë..  Ndërsa studjuesve u kumtoj të divorcohen nga krtika entuziste.

KONKLUZË

Shkrimtarët e talentuar sipas meje kanë përgjegjesi historike për të kultivuar humorin e satirën, shjjet e përparuara estetike  dhe komiken duke sfiduar humorin vulgar e banal, Në focus: dukuritë negative të realittit dhe personazhet   batës të tyre: horra e horrucë, aventurierierë  e gangësterë, të korruptuar, hajdutë e kriminelë  injorantë deputetë pseudodemokratë, dhe sidomos ata te fronit më të lartë  në piramidën shtetrore, që kanë pushtuar të katër pushtetet e bashkë me oligakët pasurojnë pakicën e bëjnë jetë prrallore, ndersa shumica bën luftë  egzistencë  pë mbijetesë, duke u zvarritur me rrasën e varrit mbi shpinë.

Komikja e satirikja, madje edhe sarkazma të godasit fort  të keqen me te gjitha mënyrat dhe format e komikes për të rindërtuar të mirën, të dobishme dhe të bukurën që t’i jepen lexuesit dhe spektatorit kenaqësi të vërteta artistike, estetike dhe mesazhore, duke kultivuar humorin me përmbajte dhe formë artistike me vlera të larta. BALZAKU  do të thoshte: S’ja vlen  të pëqeshesh hundën e shtrembët por shpirtin e keq të njeiut të deformuar dhe bëmat e tij të liga”.